Rexhep Qosja ishte një zë i fuqishëm i mendimit kritik dhe mbrojtës i palodhur i çështjes kombëtare, thekson historiani Pëllumb Xhufi, që kujton si akademiku u angazhua për çlirimin e Kosovës që në kohën kur drejtonte Institutin e Albanologjisë në vitet 1972–1981, të cilin e shndërroi në vatër të lëvizjes.
“Ka qenë vatra ku u mbrujt ndërgjegjja kombëtare në nivelin më të lartë dhe ku nisën lëvizjet më të mëdha. Aty nisën edhe lëvizjet e studentëve. Dhe ai tregon se si ditën që mësoi se nisën lëvizjet e studentëve në Prishtinë, donte të shkonte, por tha se pati frikë. Nuk i fshihte as dobësitë e tij”, tha akademiku Pëllumb Xhufi.
Qosja i dha zë protestave studentore të vitit 1981, që u bënë demonstrata gjithëpopullore, ndërsa më vonë luajti rol të rëndësishëm në formësimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Xhufi kujton incidentin në zyrën e tij në vitin 1999.
“Ka qenë ndër të parët që e përqafoi me entuziazëm dhe shpresë të madhe UÇK-në. Ka pasur lidhje me luftëtarët e UÇK-së. Iu rrezikua jeta. Në zyrën e tij në Institutin Albanologjik është portreti i Naim Frashërit i shpuar në një bajonetë, kur në 1999 hynë në zyrën e tij serbët”, tha akademiku Pëllumb Xhufi.
Ndërsa kontributin e Qoses në Konferencën e Rambujesë, që u mbajt në Paris me synim dhënien fund të luftës në Kosovë dhe arritjen e një paqeje afatgjatë, historiani e konsideron vendimtar.
“Ishte një pikë referencë për të gjithë delegacionin, për çdo vendim të matur. Ishte busulla e delegacionit që i thoshte gjërat troç”, tha akademiku Pëllumb Xhufi.
Pas çlirimit të Kosovës, Qosja u angazhua politikisht me themelimin e një partie politike, por më pas u tërhoq për të vijuar krijimtarinë letrare.
“Bashkë me kolegë të tjerë, krijuan një grupim ‘Partia Parlamentare’, me të cilën kërkonte të përfshinte intelektualët në ngjarjet e mëdha që do vinin. Nuk pati ecuri, ai e mori me sportivitet dhe vijoi publicistikën me qëllimin e mirë për t’i shërbyer proceseve”, tha akademiku Pëllumb Xhufi.
Rrënjët i kishte të ngulura fort në vendlindjen e tij, në Vuthaj të Gucisë, ku kalonte pothuajse çdo verë, sipas Xhufit.
“Shkonte aty për një pastrim të shpirtit. Por shkonte edhe për të qenë prezent në atë vend të mrekullueshëm, i cili po zbrazet nga njerëzit”, tha akademiku Pëllumb Xhufi. A.K./TemA
Ky maloku i Kurveleshit në kohën e shokut Enver i qunte kosovarët me titullin diskriminues "Titista"
Nje urti popullore thot: Katundi qe duket nuk don udherrefyes.
Pikerisht ketu asht gabimi juaj dhe i Rexhepit. Qe Nana Amerike, qe i dha nje shuplake te fuqishme Ariut Ruse ne Ballkan. Hera e pare qe durimi anglez (!) shpertheu per te mbrojtur popullin ilir, ne Ballkan qe i vetem e se fundi me pake ndihme gjermanike, arriti t'i mbijetoi asimilimit Greke e Sllave. Ju ende i bini fyellit me nje vrime se gjoja qene pushket e Enverit qe e çliruan Kosoven. Te pabese ne luften Nacional-'çlirimtare' (vetearrestuat Shqiperine ne kampin komunist), te pabese ne luften e Kosoves (ku me dredhi ngritet nje klase qe t'i pershtatej klases se instaluar ne Shqiperi me Miladinin e Dushanin). Hutuat (!) Nanen Amerike qe do ta çonte procesin e bashkimit te Shqiperise deri ne Janine, permes politikes Paqesore te Rugoves. Ndaj, ne raste se ka mbetur dikush qe i do te miren Shqiperise, duhet te dalin e t'i kerkojne falje te Madhes Amerike dhe ajo se bashku me anglez, le ta bajne ILIRINE si dege e moçme memesore, anglo-saksone, ne Ballkan. Ne, në luften e Dyte Boterore patem Abaz Kupin, nje zogist qe i keshilluar nga Mbreti, ishte afer dhe ne ndihme te misioneve Angleze ne Shqiperi. Besoje me kuptoni hapine pare qe duhet bere nga Ne(!) qe ta fusim ne ofiçens, durim-shperthimin anglez(!) e ta heq mendjen nga Greqia e beje ILIRINE-Shqipetare.