Gjirokastër/ Banka e Shqipërisë çel ekspozitën “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”

28 Prill 2026, 16:13Kulturë TEMA
Gjirokastër/ Banka e Shqipërisë çel ekspozitën

Banka e Shqipërisë çeli në Gjirokastër ekspozitën lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, një ekspozitë historike, e cila i paraqet vizitorëve historinë e bankës qendrore dhe të monedhës shqiptare, përmes objekteve numizmatike dhe muzeale, dokumenteve arkivore, fotografive, materialeve filmike dhe atyre shpjeguese.

Ekspozita kremton dy përvjetorë me rëndësi për historinë e vendit, 100-vjetorin e bankës qendrore (1925–2025) dhe 100-vjetorin e emetimit të parë të monedhës kombëtare (1926–2026), duke u përqendruar në rolin e parasë dhe të institucionit të bankës qendrore në zhvillimet ekonomike, politike, ndërkombëtare dhe shoqërore të Shqipërisë ndër dekada.

Ceremoninë e çeljes e përshëndetën Altin Tanku, drejtor i departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, Flamur Golemi, kryetar i bashkisë Gjirokastër, si dhe Albana Hasani, prefekte e Qarkut Gjirokastër.

Në fjalët e tyre u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional për iniciativa që forcojnë lidhjen e publikut me trashëgiminë historike dhe me edukimin financiar.

Ekspozita në Gjirokastër do të qëndrojë e hapur për publikun në datat 27 prill–1 maj, në Muzeun e Gjirokastrës, në Kala, me hyrje të lirë. A.K./TemA

1 Komente

  1. Q
    Qaniu

    BANKEN E BERI DUCJA ,,RESPET PER DUCEN

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje