Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve/ Si nisi në vitin 1884 lëvizja për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë e kushtet e punës

1 Maj 2026, 09:10Kulturë TEMA
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve/ Si nisi në vitin 1884

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

“Do të vijë një kohë kur heshtja jonë do të jetë më e fuqishme, se zëri që ju po mbytni sot”.

Ishin këto fjalët e fundit të August Spies, një nga katër punëtorët e pafajshëm, që u ekzekutuan pas shpërthimit të një bombe në sheshin “Haymarket” në Çikago, në maj të vitit 1886, ku humbën jetën tetë drejtuesit kryesorë të lëvizjes së punëtorëve, “Krimi” për të cilin Spies dhe shokët e tij po dënoheshin ishte të qenurit militantë në luftën që punëtorët kishin ndërmarrë për të drejtat e tyre dhe punën 8-orëshe.

1 Maji është një festë e themeluar në kujtim të martirizimit në sheshin “Haymarket” dhe për të përkujtuar dhe festuar Ditën e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve.

Historia e dhunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1880, tregoi se punëdhënësit do të përdornin arsenalin e tyre, që nga gjykatat, deri të policia. Ndërkohë që vrasjet në një nga sheshet kryesore të Çikagos, treguan se sa shumë ishte përkeqësuar situata. Por, përpjekjet e punëtorëve për ditën 8-orëshe të punës në vitin 1880 treguan vendosmërinë e tyre.

Lëvizja nisi më 1884, kur Federata e Tregut të Organizuar dhe Bashkimi i Punëtorëve (paraardhëse e Federatës Amerikane të Punëtorëve) hartoi rezolutën se “duke nisur nga 1 maji 1886 orari i punës për të gjithë punëtorët duhej të ishte 8-orësh”.

Më 1 maj të vitit 1886 mbi 200 000 punëtorë, të mbledhur në sheshin qendror të Çikagos, do të nisnin grevat për të kërkuar të drejtat e tyre.

Ndërkohë që gazetat do t’i vlerësonin ato si “absurde”. Vdekja e 7 policëve gjatë protestave, të nisura prej shumë ditësh, ishte shkaku i reagimit të Policisë së Çikagos ndaj lëvizjes së punëtorëve.

Si pasojë e një bombe të hedhur nga forcat policore u vranë 8 udhëheqësit kryesorë të federatës së punëtorëve, duke e kthyer kështu majin në muajin e përkujtimit të përpjekjeve të punëtorëve për të fituar të drejtat e tyre.

Tre vjet më vonë nga ngjarja e Çikagos, më 1889, Internacionalja e Dytë Socialiste, që u zhvillua në Paris (Francë), vendosi kremtimin e 1 Majit si ditën e bashkimit, luftës dhe solidaritetit të të gjithë punëtorëve të botës.

Top Channel

3 Komente

  1. S
    Skllaveria nuk eshte hequr ende ne Shqiperi

    O gazekaret e Shqiperise! Mos na beni historira e tregoni brockulla, por dilni neper Shqiperi e shikoni se privatet i kane marre ne pune dhe sot punetoret, me zi se sklleverit! Shihni se i kane kthyer qendrat e punes ne Aushvice! Ne te gjithe boten punetoret sot festojne a protestojne ne shtepi e sheshe, ne Shqiperi punojne si skllever! Se ketu nuk ka sindikata, gjykata, media e demokraci! Ky naltradhtia ju thote te huajve ejani ne Shqiperi, shtrydhni shqiptaret se ua kam hequr sindikata gjykata, mjaft te me jepni zahos ca miliarda dhe arkes se partise ca miliona! Zoti ju marrte hakun!!!! AMEN!

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Nisur nga shënimi, për një ndërgjegjësim me rrastin e 1 majit. __ Skllavëria nuk është hequr në të gjithë botën, or ti, skllavëria nuk është hequr ende në Shqipëri. Meqënëse në të gjithë botën puntoria feston apo proteston nëpër sheshe, pse nuk bën njëlloj edhe në Shqipëri? Demonstratat dhe manifestimet le ti organizojnë vetë ata që ndihen të skllavëruar, ligji nuk i ndalon. __ Në sistemin që zgjodhën vetë, këtu në shqipëri, duke u ngritur kundër shtetit të tyre me "kërkesë" për rroga nga 3000 deri në 5000 euro në muaj, kur e dinin se kishin një shtet të varfër, që t'ua plotësonte kërkesat, as 10 fish më pak, tani, tu dalë gjumi dhe t'ua kërkojnë këtë padronëve të tyre, që sollën në pushtet, në ua mban; jo shtetit. __ Nuk kam ndërmend të mbaj leksione këtu, por me sa di, organizimin sindikalist nuk e krijon shteti, por vetë puntorët, ata që e ndjejnë veten të shtypur e të shfrytëzuar, ligji nuk i ndalon. Nuk është puna se këtu nuk ka media, gjykata e demokraci, në përkrahje të puntorëve, or i zemëruar i lalës, këto mungojnë në të gjithë botën, këto u përkasin atyre, prej të cilëve puntorët kanë pakënaqësi, ata kanë mundësinë financiare ti mbajnë, t'i krijojnë dhe t'i shfrytëzojnë në dobi të tyre. Sa ka shtet, "nuk ka demokraci"; "demokraca" është një kompromis mes palëve dhe vetëm për një pjesë. Le ta shkeleni një herë në kallo këtë demokraci dhe të shikoni të kundërtën e saj: diktaturën si shfaqet, më e egër se e puntorëve, se ka edhe paranë. Le t'i lënë për një copë herë punët, këta që ti i quan skllevër dhe le të manifestojnë, protestojnë, brohorasin, festojnë, ç'do të ndodhë? Le të na e tregojnë puntorët, cilat janë idealet e saj. Ç'kërkojnë, e si duan të qeverisen dhe të jetojnë. E kur s'i dëgjojnë, le të manifestojnë nën flamurin e tyre sindikalist, le të krijonë grupet e tyre politike të përfaqësimit, që t'i dëgjojnë. A e ndjejnë a jo këtë skllavëri që thua. E në rendin që zgjodhën, punët e tyre nuk i zgjidh shteti apo qeveria, fare pak me disa ligje të përgjithshme, për t'i mbajtur të shushatur (siç e dikton rendi ekonomiko-shoqëror), po; por marrëdhënjet me punëdhënësit i zgjidhin vetë. __ Shteti nuk është i tyri, - nisur nga partulla: "i thë gjithëve", por nga përmbajtja themelore e tij, - që t'ja kërkojnë atij përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetesës. Sindikalistët që kërkojnë të drejtat e tyre ndaj punëdhënësve nuk mund të jenë "të djathtë", ndryshe kthehen në "kartel" të pronarëve të tyre. Kjo nuk është vetëm çështje organizative, por botkuptimi, që buron nga një prej kontradiktave themelore të shoqërisë që jeton bota: asaj mes punës e kapitalit. ___ Nuk është çështje personale këtu, or dashamir, kjo është çështje që u takon të gjithë puntorëve, kundër të gjitha formave të shfrytëzimit. Ikën një Ramë, vjen një Ramë tjetër i ngjashëm, i majtë apo i djathtë, është çështje sistemi ky, i mbrujtur nga punëdhënësit, për të ruajtur privilegjet, prej të cilëve puntoria nuk është e kënaqur, por çfryn pakënaqësinë nga :valvula e avullit", që të mos shpërthejë "ena". Çlirimi nga "skllavëria" nuk është vetëm çështje e puntorëve shqiptarë, ata nuk mund të ndryshojnë botën, por është çështje e të gjithë punonjësve të botës; së bashku, mund ta ndryshojnë botën në dobi të tyre e të gjithë punonjësve. S'kanë ç'humbin, veç prangat, është thënë dikur, por jo vetëm. Njëshi është zero e fyl/ dhe një më i dobët e shtyp/ por të bashkuar... (ndryshojnë botën)... , shkruante dikur një poet i puntorëve.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shifemi

      Disa fakte. - Lëvizja e 1 majit u inskenuar nga mafja italiane. Arsyeja kryesore ishte marrja nën kontroll e të gjithë transportit automobilistik. - " Të drejtat" e puntorëve u pranuan nga mafja vetëm kur morën aprovimin nga ekonomistët e tyre se këto të drejta nuk cënonin " punën" e mafjes.- Në të vetmin vend ku nuk protestohet 1maji, është pikërisht aty ku lindi,pra Amerika. - Vendi që ka respektuar me shumë të drejtat e puntorëve, është Gjermania. - Vendi që ka shumë probleme ekonomike( flasim për industrinë e rëndë)me të drejtat e puntorëve dhe që ka ngritur alarmin se po abuzohet shumë fare nga sindikatat me këto të drejta , është prap Gjermania. - Vendi që kërkon me ngut që fuqia puntore të zëvendësohet me robot, është prap Gjermania. - Der sa të gjendet e "mesmja e artë", gjithmonë do egzistojë ekuacioni " Nuk ka puntor të kënaqur me pronarin( pagën) dhe nuk ka pronar të kënaqur me punëtorin( performancën)

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje