Zhvillohet në Korçë festivali "Tefta Tashko Koço"

1 Maj 2026, 11:09Kulturë TEMA
Zhvillohet në Korçë festivali "Tefta Tashko

Korça u kthye në qendër të muzikës lirike, me zhvillimin e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngëtarëve të Shkollave të Mesme të Muzikës “Tefta Tashko Koço”.

Në këtë edicion morën pjesë 6 gjimnaze artistike nga Shqipëria, të cilat sollën në skenë zëra të rinj që interpretuan pjesë nga repertori klasik muzikor. Festivali riktheu një traditë të hershme të qytetit të Korçës, i njohur për kontributin e tij në kulturë dhe art.

Ky festival synon të vijojë si një traditë e përvitshme, në mbështetje të talenteve të reja dhe zhvillimit të artit lirik shqiptar.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje