“Opera ime”/ Zhani Ciko vjen me monografinë për zhvillimin e operës

1 Maj 2026, 13:24Kulturë TEMA
“Opera ime”/ Zhani Ciko vjen me monografinë për zhvillimin

Është prezantuar monografia “Opera ime” e maestro Zhani Ciko, një përmbledhje e rrugëtimit të tij në artin skenik. Libri vjen si një dëshmi për kontributin e tij në zhvillimin e operës në Shqipëri. 

Maestro Zhani Ciko sjell për publikun botimin e tij të titulluar ‘Opera ime’, një rrëfim që përmbledh dekada përkushtimi në muzikë dhe art skenik.

Libri dokumenton rrugëtimin e tij artistik, nga fillimet si violinist dhe koncertmaestro në Teatrin e Operës dhe Baletit, deri në drejtimin e këtij institucioni dhe rolin e tij si pedagog në formimin e brezave të rinj. 

Kam bërë një punë individuale për botimin e tij, por nga ana tjetër edhe një punë që ka qëndrueshmëri. Mendoj se qëndron si bazë dhe për të bërë të tjerë me mundësi më të mëdha,” u shpreh Ciko. 

Gjatë karrierës së tij, ai ka drejtuar dhjetëra produksione operistike, duke ndërthurur repertorin kombëtar me atë ndërkombëtar.

Maestro Ciko ka kontribuar gjithashtu në promovimin e talenteve të reja përmes projekteve artistike dhe ansambleve muzikore. 

Figura e tij është vlerësuar me tituj dhe çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e renditur ndër personalitetet e rëndësishme të muzikës shqiptare.

Monografia “Opera ime” vjen si një dëshmi e kësaj karriere dhe si një referencë për brezat e ardhshëm të artistëve. A.K./TemA

Lini një Përgjigje