Nënshkruhet marrëveshje mes TKOB dhe Universitetit të Arteve

1 Maj 2026, 15:13Kulturë TEMA
Nënshkruhet marrëveshje mes TKOB dhe Universitetit të Arteve

Ditën e sotme, në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Arteve (UART) dhe TKOBAP.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i TKOBAP, Aulon Naçi dhe rektori i UART, prof. dr. Erald Bakalli.

Marrëveshja synon të zgjerojë dhe forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional, duke krijuar mundësi për studentët e UART në drejtim të formimit profesional dhe përfshirjes në jetën artistike, si dhe për TKOBAP, për pasurimin e repertorit, përfshirjen e talenteve të reja dhe zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarisë së tij artistike.

Përmes këtij bashkëpunimi parashikohen praktika profesionale, pjesëmarrje në produksione artistike, organizim aktivitetesh të përbashkëta dhe zhvillim projektesh kërkimore e kulturore.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje