Ka një lloj dhune urbane, që nuk shfaqet domosdoshmërisht në akte fizike apo në ofendime verbale, dhe që për rrjedhojë rrallëherë përbën lajm, ndonëse na përndjek në jetët tona të përditshme: te mënyra si flasim me njëri-tjetrin, arroganca, mënyra si sillemi në trafik apo si nxitojmë përmes turmës, duke parë me egërsi njerëz nuk të panjohur që nuk na kanë bërë asgjë.
Gjatë një momenti të sinqertë reflektimi në episodin e 31-të të Apostrof Podcast, regjisori Gentian Koçi – i njohur tashmë për një stil mjaft të vetpërmbajtur kinematografik – e “kthen kamerën” jo drejt personazheve të tij, por drejt Tiranës, qytetit ku është rritur dhe që thotë se e dashuron.
“Shoh në sytë e njerëzve egërsi, egërsia e njerëzve në raport me ty... Sigurisht që unë e kuptoj. Mund të jap një përgjigje patjetër, sepse Tirana është bërë qytet shumë i egër, vendet e punës janë të pakëta, pagesa është shumë e ulët në raport me përballimin e jetesës, në njëfarë mënyre edhe njerëzit duan të pasurohen shpejt dhe në momentin kur pasurohen, pastaj krijojnë një lloj arrogance të çuditshme.”
Megjithatë, ajo çka duket se e shqetëson më tepër se sa pasurimi i shpejtë i një numri të vogël njerëzish dhe arroganca që e pason atë, janë pasojat emocionale që mbeten në shpirtrat e atyre, të cilët nuk arrijnë të arratisen nga ky cikël.
“Në fund të ditës, je i lodhur, shkon në shtëpi, por duhet të bësh një analizë me veten tënde dhe të thuash: prit një sekondë, çfarë bëra unë sot? Me sa njerëz u tregova agresiv? Dhe kur them agresiv nuk e kam fjalën tek ofendimet, por edhe në një komunikim të përditshëm. Mua kjo më shqetëson.”
Pyetja që Koçi lë të kuptohet është: Në çfarë njerëzish na ka shndërruar ky presion i vazhdueshëm?
Është një moment që vjen gati-gati papritur gjatë episodit të kësaj jave të Apostrof Podcast, por që përshkon të gjithë bisedën në lidhje me artin dhe etikën, pasi është diçka mjaft e njohur për të gjithë ne. Është një ndjesi, që kap atë çfarë pak njerëz gjejnë kurajon për ta thënë kaq qartë se, dëmi i vërtetë nuk është gjithmonë strukturor, por edhe pasojë e marrëdhënieve tona të përditshme dhe se, edhe ata nga ne që mendojnë se nuk bëjnë asgjë të gabuar, hera-herës tregohemi të pasjellshëm dhe agresivë pa e kuptuar as vetë.
Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: https://youtu.be/wNI-_qxMaGw
eshte mese e vertete. Egersia duket edhe ne rjetet sociale edhe ketu ne komentet tona, e kudo. Akoma me shume ndjehet kur eshte inkonito, pra nuk dihet personi. Nuk perdoren argumentat dhe politesa ne bisedat e rjetit por aroganca, sharjet, kercenimet a thua se dikush po te qi plaken! Kjo gje mendoj se eshte sa gjenetike aq dhe shoqerore, pra e ndikuar nga problemt me te cilat ndeshet shoqeria jone. Dhe gjerat kane per te shkuar edhe me keq - them une.
Sot e zbuloi Genti?! Komunikimin, kemi mbi 30 vite qe e diskutojme si problemin kryesor, sa here flasim me njeri-tjetrin ne mergim per Shqiperine tone. Mire se erdhe Gent!
Kjo eshte e e vertete qe femije prinderit I edukojne me egersine jo embelsine e sjelljes..po te shikosh nje femije shqiptar e nje te huaj ne plazh do shikosh sjellje te ever pa norma .grindavec ku te rembeje .ndersa femija I huaj i qete I respektuar e kjo vazhdon me keq kur riten.ndoshta e kemi ne gene egersine se di
Or po leri burrat , por jane bërë femrat zot na ruaj . Ti kalon ne rruge dhe edhe po mos e shikosh , ndjen nje veshtrim te eger, ( dhe instiktivisht i ngre syte), sikur do te thotë : - hë cfarë ke që (nuk) shikon ? Cfarë do ?.... Keq t'i shikosh , e keq te mos i shikosh . Mund te gjesh belanë . Pas shume eksperiencave te tilla , e kam gjetur zgjidhjen , mbaj syze te erreta e keshtu ato nuk e dallojne dot ne se po i shof apo jo .
Thjesht popull i egër dhe i paqytetëruar. Gati të vrasë pas shpine. Kështu kemi qënë edhe para 200 vjetësh. Ata që kanë qënë si duhet ikën nga Shqipëria me kohë. Kanë ngelur vetëm shtazët.
Nuk ke turp që flet kështu?Ky është një opinion bazuar në steriotipe të krijuara nga mosthellimi analitik i të parit të gjërave. Nuk është fare e vërtetë që këtu kanë mbetur vetëm shtazët. Në çdo vend ka shtazë. Dhe jo, nuk kemi qenë kështu para 200 vjetësh kështu. Mund të lexosh së paku ndonjë libër të studiuesve të ndryshëm që kanë kaluar këtu, në ttojet tona para se të dalësh në përfundime kategorike. Të lëshosh vrer dhe ç'të të mbajë stomaku pa u thelluar fare, edhe kjo është një formë shtazërie.
Eshte nje fenomen I natyrshem ne nje vend ku njerezit edukohen si ne familje dhe shoqeri te rrojne mire pa punuar.
kush arin eshte ky dhe ca ka bere si regjisor qe ankohet per rolin e te tjereve/
Mos u çudit, me ne shqiptarët e kohëve të sotëm. Kur politikanët janë larg pasurimit për pesë minuta, prokurorët dhe gjyqëtarët gjashtë minuta, kriminelët shtatë minuta, bisnesmenet tetë minuta, prostitucioni nëntë minuta, pse mos të jemi dhe ne të tjerët për dhjetë minuta. Problemi ynë i vetëm është lloj i shpejtësisë, shpejtësia e dritës apo e erësirës.
Kjo me të vërtetë ekziston por arsyeja është se kanë zbritur shum shpellarë....
O Z.Genti ! Po pse habitesh për këto , që me të drejtë mendon dhe që i konstaton ç 'do ditë ? . TIRANA është dyndur nga Arushat e maleve dhe nga çakenjtë e fuashave .Shiko mënyrën si erdhën dhe si u ngulën ,tamam si barbarë.Shiko Opozitën Shqiptare të kryesuar nga Arushat nga viti 90 ,zjare ,dhunë ,vrasje ,grabitje ,pabesira, shiko ç'farë imazhi i kan dhënë parlamentit ,shoqërisë ,Qeverisë ,,rrugës, hapsirës e të gjitha me radhë. Është shumë e dhimbëshme, por ky është realiteti.Si thashë dhe më lartë ,ka dhe çakenjë nga fusha por janë më ndryshe .E them me bindje që shoqëritë e qytetëruara kan kaluar periudha shumë të gjata nën diktaturë të egër ,ç'farë do lloi qoftë ajo që kan aritur këtu ku janë sot.Ne nuk mund të demolratizphemi ,civilizohemi ,qytetrohemi dhe të kulturohemi pa kaluar këto faza.Si përfundim është lëshuar shimë litar dhe do mbledhur.Ty të uroj shëndet e suksese por për kë punon.
Po pse ti Vjosa, Tepelena,Salaria,Skrapari,Laberia,Mallakastra etj qe mbushen Tr ne 1945 -‘50cfare ishin?Egersira malesh te pagdhendura, kucedra kuqe. Eshte vete vendi shteti i bere me hile qe emeton energji negative dhe terheq te keqen dhe behet nje rreth vicioz.Ne fakt ushtruesi i presionit te poshter qe i terbon me shume njerezit eshte vete ky shtet qe tani eshte kthyer ne nje diktature surogato me kelyshat e bishave te kuqe qe qeverisin prape kete vend te mjere
Ky që shkruan "cikël historie"nuk e nje hare historinë.....e vërteta është se duke filluar nga dibranët 1916 e më tej dhe të gjith ata deri në ndërimin e sistemit që erdhën në Tiranë ishin të qytetëruar dhe ASNJERI NUK ZAPTOI TOKAT TIRONCAVE por i blenë ose i morën brënda ligjeve prandaj nuk quhen shpellarë zaptuar.
Per Jon! Nqs e shikon kam thene pas 1945 per ata qe zbriten nga malet etj etj.Nuk permenda askund para 1945,prandaj mos repliko kot veresie
Sakte
Pse habitesh? Keshtu eshte ne afganistan e pakistan dhe s’behemi gjerman as italian per qejfin tend ore Gentian.