Enver Robelli: Rasti kur feja prodhon harmoni dhe humor, jo vetëm paralajmërim e qortim

17 Gusht 2025, 08:20Kulturë TEMA

nga Enver Robelli

Te besimtarët e krishterë 15 gushti është Festa e Shën Mërisë ose Marisë, Festa e Zojës së Ngjitur në Qiell, Festa e Fjejtjes së Hyjlindëses, Marrja në Qiell e Zojës së Bekuar. Ndoshta ka edhe shpjegime të tjera për këtë ditë. Në Kuran Maria quhet Marjam, në përkthime në shqip e gjen me emrin Merjeme ose Mejreme. Nje sure e tërë e Kuranit (e 19-ta) i kushtohet kësaj gruaje që besohet të ketë qenë nëna e Jezusit (për të krishterët) dhe nëna e profetit Isa (për myslimanët). Përkundër retorikës ndarëse, fetë kanë aq shumë truall të përbashkët.

Enver Robelli: Rasti kur feja prodhon harmoni dhe humor, jo vetëm

Mbi lumin e Vjosës, në fshatin Peshtan, mes Tepelenës dhe Përmetit, gjendet kisha Fjetja e Shën Mërisë. Si çdo vit, edhe sivjet pak pas orës 08:00 në katund u shfaq prifti ortodoks me gruan e tij. Mesha filloi me kohë, por besimtarët e kishin marrë punën me nge. Kur nisi shërbesa, në kishë ishin mbase dy të krishterë dhe gjashtë myslimanë (mbase shumica jobesimtarë).

Enver Robelli: Rasti kur feja prodhon harmoni dhe humor, jo vetëm

Prifti ortodoks At Romanoi (Robert Tralo) dhe gruaja e tij Jolanda nuk reaguan me habi përballë kësaj pamjeje, por vazhduan me leximet dhe këndimet e tyre nga librat fetarë. Mesha pjesërisht i ngjante një koncerti, në fund prifti bëri edhe shqiponjën dhe për pak u duk sikur kishte braktisur një ndeshje futbolli me Granit Xhakën dhe Gjerdan Shaqirin. Feja mund të jetë edhe gazmore, jo vetëm paralajmërim e qortim.
Në fund të shërbesës, kisha e vogël tashmë ishte mbushur me të krishterë. “Na mundët ju myslimanët", tha gazetari Mero Baze, ndërsa unë dhe Andi Hoxhaj, profesor në King’s College në Londër, po shikonim njerëzit që ndeznin një qiri, por jo pa hedhur ndonjë lek në arkën e kishës.
Historia e këtij objekti sakral e treguar shkurt: kur u ndalua feja në Shqipëri më 1967, kisha u bë stallë bagëtish. Kambana që ka kjo kishë sot i përkiste dikur Kishës së Shën Thanasit në Peshtan. Komunistët e hoqën dhe e çuan në fshatin Luftinjë të Tepelenës, ku e përdornin për të mbledhur anëtarët e kooperativës. Mrekullisht kambana e mbijetoi komunizmin. Në të gjendet ky mbishkrim: “Industria shqiptare, Korçë, Spiro V. Naçe. Kambana e Katundit Peshtan Tepelenë 17.4.1938”.

Enver Robelli: Rasti kur feja prodhon harmoni dhe humor, jo vetëm

Ndërsa lart jehonin zërat e priftit dhe gruas së tij, poshtë gurgullonte uji i kristaltë i Vjosës, lumit më të madh të Shqipërisë jugore, për shpëtimin e të cilit qe angazhuar edhe aktori Leonardo DiCaprio. Vjosa është 272 kilometra e gjatë, me një sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës prej 6706 kilometra katrorë, prej të cilave, 4365 janë brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër në territorin grek. Degët kryesore të Vjosës janë: Sarandoporo, Drinosi dhe Shushica.
Revista gjermane “Der Spiegel” kështu e niste një shkrim për Vjosën në vitin 2023: “Bretkosat kuakin në Vjosë. Kush ecën në një ditë me diell marsi mbi grykën me zhavorr pranë brigjeve, i dëgjon qartë bretkosat e ujit. Ato janë fshehur në baltën mes shelgjeve dhe kallamishteve. Së shpejti femrat do të hedhin vezët në pellgjet e qeta me ujë të cekët, së shpejti do të fillojnë të pjellin edhe qefujt e Pindit. Dhe shpendët e parë shtegtarë do të mbërrijnë për t’u çlodhur mbi zhavorrin e shtratit të lumit.

Enver Robelli: Rasti kur feja prodhon harmoni dhe humor, jo vetëm

Nëse ngre sytë këtu, në Qesarat, në rrjedhën e mesme të Vjosës, duken malet e mbuluara me dëborë të Shqipërisë. Përpara tyre shtrihet një fushë e gjerë me zhavorr të bardhë, gurë dhe rërë, përmes së cilës rrjedh Vjosa. Në disa vende uji ndahet në disa krahë, në vende të tjera bashkohet sërish, merr hov, tërheq me vete rërë e zhavorr dhe i grumbullon diku tjetër”.
Ka pasur plane për të ngritur disa diga në Vjosë për të prodhuar energji elektrike. Rezistenca e madhe e aktivistëve për mbrojtje të ambientit e ka penguar këtë masakër të planifikuar ndaj natyrës. Por për të ruajtur Vjosën duhet shumë më shumë angazhim nga të gjithë, ndoshta bëjnë punë edhe lutjet e teologëve.

Kur këto ditë shpërtheu zjarri afër fshatrave mbi Vjosë, banorët patën dhe një hall tjetër: malet përreth ende janë të mbuluara me helmeta, bajoneta, gjyle, gryka topi, bomba e çka jo tjetër - të gjitha mbetje nga lufta italo-greke në fillim të vitit 1941. Zjarri mund të çonte në shpërthimin e tyre. Fatmirësisht nuk ndodhi gjë. Disa copëzave të armatimit nga lufta e Italisë fashiste kundër Greqisë mund t’u hidhet syri në në oborrin e bujtinës (kampingut) së Peshtanit. Një muze i vogël i luftës.
Por lufta nuk qe e vogël. Supozohet se në këtë gjakderdhje humbën jetën rreth 16 mijë njerëz. Këndej është inspiruar Ismail Kadare për të shkruar romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Bota është e vogël: vite më parë takova një gazetar zviceran me emër italian, shkruante për çështje ekonomike. Filloi të flasë gjerë e gjatë mbi shkrimtarët shqiptarë, veprat e tyre i njihte mirë, kishte lexuar çdo gjë që është përkthyer në gjermanisht. Kur e pyeta se nga buronte ky interesim i tij për Shqipërinë, ai tha: “Xhaxhai im ka luftuar në Vjosë më 1941”. Ai shpëtoi sepse ia shkrepi vetes një plumb në gju. Të plagosur e çuan në Itali. Mijëra të tjerë nuk e patën këtë fat. Ata lanë kockat në malet mes Shqipërisë së jugut dhe Greqisë.

Enver Robelli: Rasti kur feja prodhon harmoni dhe humor, jo vetëm

Sipas historianit austriak Robert Pichler Vjosa është edhe varr i viktimave të komunizmit. Në një trajtesë të botuar më 2023 në gazetën austriake “Der Standard” Pichler shkruan: “Në vitin 1949, në veri të qytetit (të Tepelenës), në bashkimin e lumenjve Bënça dhe Vjosa, u ngrit një nga kampet më famëkeqe të internimit të komunizmit shqiptar. Shumë nga të burgosurit ishin pjesëtarë të elitës sunduese të periudhës së paraluftës. Përveç kësaj, në Tepelenë ishin të internuara mbimesatarisht gra dhe pleq, të cilët kryesisht vinin nga Shqipëria e Veriut dhe e Mesme. Kampi dallohej për trajtimin veçanërisht çnjerëzor të të burgosurve. Të mbijetuarit tregojnë për kushte katastrofike, kequshqyerje kronike, mungesë totale të kujdesit mjekësor pavarësisht pranisë së disa sëmundjeve vdekjeprurëse, për vdekje nga të ftohtit në dimër dhe nga rraskapitja si pasojë e punës së detyruar dhe urisë”.

Mes udhëtarëve të famshëm që kanë qëndruar në Tepelenë janë edhe Lordi Byron dhe Edith Durham. Në vitin 2000 shkrimtarja holandeze Tessa de Loo shkroi romanin “Miq tek Ali Pasha” (i përkthyer ndërkohë në shqip), ky është një udhëpërshkrim gjurmëve të Byronit nga Preveza në Greqi deri në Tepelenë. Kjo është një trevë me shumë histori dhe e bekuar me bukuri natyrore.

40 Komente

  1. G
    Gjergj Fishta I riu

    Veprimet tejet te gabuara kthehen ne gazmore. Keshtu e kemi kthyer edhe permbysjen e komunizmit. keshtu do vazhdojme sa pa dale ndonje hunde lesh(!).

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lokja

      Rob-edhi, kodra mbas bregut.

      Përgjigjjuni
    2. I
      Iliri

      Pasurite shqiptare jane pafud. Ti ruajme e kultivojme

      Përgjigjjuni
      1. Analist

        Nuk duhet te shkruash per keto tema sepse je tjeter fe .Ti bej si te duash ke te drejten tende. NE KEMI FE TOLERANTE por ti se ndjen ne shpirt se nuk ke se si sikurse edbe djali im psh qe nuk mund ta ndjeje si une qe e arita kohen para 1968.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Debil

          Sa idiot qënke! Pa le po jep edhe këshilla. Na plasi kari për fenë tënde. Unë për vete jam i pafe, ateist, por kjo nuk më pengon të lexoj çfarë shkruan Robelli ose ndonjë tjetër për fetë. Kushdo qoftë ajo.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jeronimi

            Shkrim prej budallai!

            Përgjigjjuni
          2. Analist

            Te dhjefsha granit xhaken xherdan shaqirin qe nuk jane shqjpetare dhe fare normale ata jane Zvicerane nuk erdhen ne Kombetaren tone jane te tjerve mos i mbur ti dhe shan fene krishtere nuk mundesh e ke gabim.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kim

              Hahaha, kur nuk ka permend nexhmedin spahiun, enver bytyqin, qim mehmetin, qim

              Përgjigjjuni
              1. d
                dru me pre

                Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë 1 000 herë më shqiptarë se ty o kokëloqe. Sepse ata e pohojnë me krenari prejardhjen e tyre. Dhe mos na fut në përçarje fetare or plehrë; ka me qindra mijëra shqiptarë myslimanë që janë 1000 herë më të përparuar se ty, që je veç një kryqtar idiot fondamentalist. Vetëm Enveri u ra hakut juve. Dhe e fundit mëso të shkruash me gramatikê o dru me pre.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Muslimani nga veriu

                  Taman dru me pre je o bole kandarit, se percarje fetare fut ky koqja, nje gje dije katoliku me i keq i shqiperis eshte me i mire se tan muslimanet e kosoves. Katoliket jan vellezerit ton se kan gjak shqiptari o jo serbi .

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mbylle halenë

                    Sa të dëmshëm janë radikalët islamistë, aq dhe të çmendur janë edhe këta kryqtarët fundamentalistë. Ky gomari më sipër shkruan se "katoliku më i keq i Shqipërisë është më i mirë se tan myslimanët e Kosovës"! Sigurisht që e ka edhe me myslimanët e Shqipërisë, por e mban helmin fshehur si nëpërka. Sa idiot. Feja o malok muti nuk të bën as më të zgjuar, as më të bukur, as më të mënçur. Ështê karakteri dhe edukata që e formon njeriun që në vogëli. Sa deputetê katolikë nga veriu na kanë dalë hajdutë me çizme? Nuk numërohen. Po mirditorët?! Hajdutë me nam, po aq sa edhe lebërit. Prandaj mbylle halenë.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pergjigje o hale

                      Me maskara si ti nuk ka, ti je nje goje hale, dhe une i qendroj fjaleve te mua, o bole o koqe une kam 10 breza musliman po jo si ti i kryqzuem me serb e turq.une jam krenar qe jam malesore e jo si ti nje paljaco qenefesh qe han mut mut neper gazeta, qelbanik qe po qelbni vendin, ju nuk dini gje vetem me sha e me shpif, edhe flitni ju shoket tuaj, prandaj kujdes kur flet se shfaqesh si nj budalla qe shpuf, han mut e ndyn dyrnjan, shkrimi i ketij karit nga kosova dhe shenimi i jot o mbylle halen, nuk jan tjeter vetem nje nevojtore ku shprazemi per dite ne malesoret, ti ha mut sa te dush por kur shkruan shkruaj me kembe ne toke, sepse ban shum vet me e prish gojen me ty,,

                      Përgjigjjuni
                      1. m
                        malok muti

                        Në qoftë se ti je mysliman o koqe, unë jam Papa i Romës. Malok muti.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mm

                          O kar me zile je i lindur nga sperma serbe

                          Përgjigjjuni
                      2. Y
                        Yyyppp Xhixhi

                        Te shkerdhefshin edhe deri miun e shtepise mirditoret dhe leberit o robqir servie

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Z

                          MIRDITORET KATOLIK ,LEBRIT JAN MYSLYMAN ,,,,ATA TE PESHTANIT JAN KAUR ,,,

                          Përgjigjjuni
                2. B
                  B

                  Shkrim kaotik dhe i papjekur.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Himarioti

                    Shkrim kot, Njelloj si shkrimi i Meros per Divjaken!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dr

                      Kete pershtypje me la edhe mua. I mungonte dhe pershkrimi mbi vjosen greke dhe e mbyllte “ librin e pakontesueshem historik mbi luginen”. O Robert… perse te duhet pershkrimi informues mbi fene?! Apo e di qe te lexojne ca idote ne kosove e te vetem gje qe dine e kuptojne jane cfare u thone hoxjallaret. Qi robt… ku jemi katandisur…

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kollaro

                        Pikerisht, shkrim i sforcuar stilistikisht

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Duka

                        Ti shkja me nofken Analisy, Pyet Duken shkja perse nuk i lejoj te vinin shqiptaret ne kombetar, pyet Duken shkjaun qe reketonte cdo kend qe donte te futej ne kombetar. Pastaj, çte duht ty i shkja qe fut hundet ketu ne mutin shqiotar? Ah, po seose ti nuk mbijteon dot pa ngrenen mutin e shqioyarve.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Trg

                          Ti duke pyet ministren pse tha shkoni te shkjau ne mal te zi per pushime e bojkotoni Shqiperin, pse ju tifozat qe vini nga Kosova vini kuq e zi, e femijet tuaj, vellezerit tuaj e shkelin me kembe, ju ndryshe thoni ndryshe beni, shikoj analistat e polikanet pse shajne Shqiperin, nuk na bejne gje jo po felliqni vedin ju e beni helaq ne sy te botes, tan tregtin e bani me serbin i keni vellezer te adn- se

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          PAPA KRISTO NEGOVANI I RI.

                          Mirë e ke o Robell për gjithça porrrr ç'farë keshe me atë të uruar politik o Vero biri?Nuk po merrem më të mirat e të ligat e fesë,por më thuaj çfarë bënë për Shqipërinë kur shqiptarët i vunë zjarrë në1996÷1998???E kesha mufabenë për fenë ËËË. Se sa për politikën që nuk lënë rast pa shkuar në institucionet fetare për festa e di që nuk venë për respekt por mos e dhëntë zoti që shkojnë për bashkëpunim se për të besuar nuk besojnë.Meqë e njehë mirë fenë më thuaj një që i ka përplasur të vërtetën në sy politikanëve,por një ama.Po po të ndihmoj unë o xhan , hë është një shërbëtor i kishës që hypi në autobuz me mirditorët e protestoj kundr qeveris me velandon,ky poooo.Meqë feja është për miletin si nëtë gjallë e në dynjan e përtejme përse marrin para kur i këndojnë kur largohen nga kjo jetë?Apo pa para nuk e pranon i madhi zot???Vero mos merrë më shumë se sa duhet kur nuk di gjë për fenë.(seENVER NJË BURË QE QË I VURI KUFIRIN TE THANA DHE NGRITI UNIVERSITETE POR AMA UNIVERSITETE E JO DYQANE DIPLOMASH)Verotë mirat vijnë nga fa.milja,shkolla e më pas shoqëria.PA ATDHE NUK KA FE.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Na myten

                            Provo te besh pak humor xhamie dhe muslimanesh dhe na thuaj si do shkoje humori.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Detari

                              Ky robelli turk te meret me hoxhallaret e sojit vet.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Epiroti krenar

                                Dekar, Une isha nje ortodks shume i devotshem. Por me vone e kuptova qellimin ne thelb antishqiptar te ortodoksizmi sllav e grek. Pastaj kur shoh se dhe tu je i tille sllavoaziatik mongol ortodoks, bindem gjithnje e me shume se bera veprimin e duhur kombetar qe braktisa kete besim qellimi i te cilit eshte te zhduk shqiotarine. Por ti Dekar e di qe shqiotaria esgte e lashte sa vet Koha dhe Torak, shqiotarizni eshte i lashte sa vet Perendia. Prandaj eshte me leht te zhdukim kete or5odoksizem taliban antishqiotar.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Epiroti krenar

                                  Dekar, Une isha nje ortodks shume i devotshem. Por me vone e kuptova qellimin ne thelb antishqiptar te ortodoksizmi sllav e grek. Pastaj kur shoh se dhe tu je i tille sllavoaziatik mongol ortodoks, bindem gjithnje e me shume se bera veprimin e duhur kombetar qe braktisa kete besim qellimi i te cilit eshte te zhduk shqiotarine. Por ti Dekar e di qe shqiotaria esgte e lashte sa vet Koha dhe Torak, shqiotarizni eshte i lashte sa vet Perendia. Prandaj eshte me leht te zhdukim kete or5odoksizem taliban antishqiotar.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Epiroti krenar

                                    Dekar, Une isha nje ortodks shume i devotshem. Por me vone e kuptova qellimin ne thelb antishqiptar te ortodoksizmi sllav e grek. Pastaj kur shoh se dhe tu je i tille sllavoaziatik mongol ortodoks, bindem gjithnje e me shume se bera veprimin e duhur kombetar qe braktisa kete besim qellimi i te cilit eshte te zhduk shqiotarine. Por ti Dekar e di qe shqiotaria esgte e lashte sa vet Koha dhe Torak, shqiotarizni eshte i lashte sa vet Perendia. Prandaj eshte me leht te zhdukim kete or5odoksizem taliban antishqiotar.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. S
                                    Shën Mavria

                                    Sikur babai Enverit (emer i vendosur per nder te Enver Hoxhes) te mos kish shkuar emigrant ekonomik ne Zvicer Enveri titis do shkruante barabar me Matoshin. E ndihu fati te merrte edukaten e gazetarise dhe keshtu disi te lexohet. Te kenaq kur merr persiper te flas per krimet makabre te komunizmit. Me mire kish nderruar emrin se shkarravit veten per kete komplkes.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Patagonia

                                      Robert Tralo prifti I Kelcyres, njekohesisht dhe kendon kenge popullore.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sefer Daja

                                        Si thot Albert Vërria tek filmi "Kapedani": -Prandaj jam i dobët un në politikë, se më kalove nga ndërzimi artificial tek lufta në Vjetnam!!!( kur po i lexonte nipi gazetën) Kështu dhe ky shkrim, kaloi nga prifti i fshatit me gruan, tek Lord Bajroni e Edit Durhan! Thjesht shkrim pa lidhje e pa asgjë të re!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Iliri

                                          Mero Baze (Ymer Abazi) eshte grek ortodoks.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. G
                                            Guri i Atos

                                            Is too good , u dëgjua fraza. Ato, po ky si duket ,- e pyes. Konaku mbante veshur atë aromën sherbete - likokaçke. Ishte ulur pranë oxhakut. I fsholla një duhan. Këmbëkryq zuri mashën dhe çukiti një kongjill - më ndryshe, dhe po e dëgjonim. Regjimin e moshave s'e përfilli kurrë. Besohet,- e pyeta? Eja shkojmë nga Lluka për kafe. I mbërtheva parakrahun të ngrihej dhe dolëm. Ai më shuante uritë. Po të më pyeste ç'e ke atë rreth sërmë në vesh varrur, biro,- do ishte; për, ata - ti rromë, jetë, e tërëmënd -s't'harronim. Drtë më bënte! E kishin arrestur se, ndezi një zjarr, në 24 Maj - të pa ligjshëm - në majë të bregut - në - për - kujtim; kurrora, dikur një vend-streh kundra-ajror, një vresht i rrallë shijesh, të mbjellat e çdo stine. Aty ku zura i vogël, lepurin e parë - të egër - mollën - më majoshe - të këput, e takova të vdekurit, nuse marrë. Oj nuse - thirri pa shkelur pragun dhe më tregon një gërmadhë. I sheh këta gurë? Ecnim mbi të tjerë hedhur mbi grill. Atje ku hodha synë vetëm një kënd kishte mbetur nga ngrehina. Hap portën dhe hedhhap i pari. Oj bijë; dhe më flet me të urtin zë, - aty ka lindur babagjyshi tënd. A erdhët? Teta na priti me duart mbi futë. U ul në qoshe dhe u çmallëm. Majash. A s'na i pjek ato kafe moj bijë i thotë mbesës. Ah, i kthehem, dhe ti më e tregon tani!? Kërkova në memorje se ç'mbaja mend sa herë ngitesha me gjymat plot nga çesma e fshatit. Mbase gjeja sa herë kisha ndaluar aty, por jo, asnjë kujtim. Vdekjen e kisha takur më lart në kodër, e morra nuse. Majësh - më foli - , katër herë na e dogjën atë shtëpi. Kur bëri gishtat katër - të tregonte herët - s'u duk shënja e plumbit që i kishte përçarë pëllëmbën - si unë qëkur zura një lepur; aty ku u ndal - luftë ndër breza ata. Dhe e kujtojnë vallë në Prizëren me atë mushtaqen e skalitur, korrierin e brigadës VI sulmuese? Edhe sot, hund-leshë si, Hitler, ai, halë. Ndonjë i tërë lesh. U shova!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. O
                                              Oooooo cyryker rota kari......

                                              ...te pakten ajo kishe eshte autoctone nga te parat dhe para se te vinte evgjiti nga Iraku qe dhjeu malin yjnor pellagjik te tomorit ku sote idjotat me ne krye edmond brahim hashureja ngjiten larte me grate e tre para . Njerezit ateista por edhe ata te krishtere( si besimi i pare i kombit shqiptar) ndjehen te paster shpirterishte se nuk u shkerdhuen nga otomani o injorante

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Labi

                                                Ne te Shqiperise kete e mbajme per spiun ketu ne Zvicer,Mero me Salihin gabove nje here ur i besove,ky eshte dy here me i keq se Salihi,ruaju nga keta ta kane me te hedhur,nje keshille mos e fut ne shtepi,me i miri prej tyre shkerdhen gruan e vellait,imagjino ca i ben nje te huaji,ne te Shqiperise jemi te huaj per ta,me afer i duket Serbi se Shqiptari Shqiperise.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Grekoshkjau qe fshihet pas nen nofken Labi

                                                  Shkjau i qelbur qe fshihet nen nifken Labi, Vetem grekoshkijet sikur tij qijne familjen e vet grekoshkabelle. Ti Labi vazhdo çkerdhe mamiy, gruan enmotrat tua pasi te lesh bere lek me to ne semaforat e Greqirjes dhe te Shkinise.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Labi

                                                    Dyshoj te komenti jot a je Shqiptar apo jo,pyt baben ose nonen se gjate luftes kane ndodh cudira,boje nji analize gjaku se mos del melez.Fol mire me baben e ta tregon punen e atij qe ju rrzu traktori e i vdiq vllai,ne Kosove ka bo vaki, ti per njj pic qin tezaken mor zog serbi,kan ngel pak burra prej jush,ata qe ishin trima e burra te forte i mori lufta

                                                    Përgjigjjuni
                                                2. L
                                                  Loni

                                                  Me ra rasti te udhetoja nje cope ruge me nji makine te voget jo taksi, qe e ngiste nje meso bure nga Lushnja ne Saver.Nuk mund ta quaj shofer se nuk dine ta ngiste makinen , kujtova se do na rezonte diku.Zbita para se te shkoja ne destination. Shoferi zbriti nga makina per te me hapur deren ( pasi ajo nuk hapej nga brenda) bera pagesen dhe kur cte shikoja:= shoferi ishte me frat , ishte prift I zones.E pyeta cfar pune ben dhe pergjigja ishte jam prift I myzeqese. Qesha me vehte dhe u largova. Nuk vonoi 2,3 dite kur po kthehesha ne Tirane ,ishte pa dale mire dita dhe po prisja furgonat e linjave te jugut mu afrua dikush dhe me pyeti nese kisha nevoje per taksi. (nuk e dallova nga eresira ) .kur ktheva koken per ti thene jo flm pashe priftin myzeqese kesaj radhe me frat dhe kapelen perkatese.Nuk durova dhe I thashe := Para se te punosh taksi meso zanatin e shoferit se ti vetem prift nuk mund te jesh. Edhe sot mund ta gjeni me siguri tek kryqezimi ish stacionit te trenit ne Lushnje heret ne mengjez dhe vone ne darke. Keshtu jane prifterinjte dhe hoxhallaret tane , mashtruesa ordinere dhe analfabete. Kush te kete dyshime le ta vertetoje .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Antitrup

                                                    N'ecsha Loni! U terr or Loni u terr.

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. L
                                                    Loni

                                                    Me ra rasti te udhetoja nje cope ruge me nji makine te voget jo taksi, qe e ngiste nje meso bure nga Lushnja ne Saver.Nuk mund ta quaj shofer se nuk dine ta ngiste makinen , kujtova se do na rezonte diku.Zbita para se te shkoja ne destination. Shoferi zbriti nga makina per te me hapur deren ( pasi ajo nuk hapej nga brenda) bera pagesen dhe kur cte shikoja:= shoferi ishte me frat , ishte prift I zones.E pyeta cfar pune ben dhe pergjigja ishte jam prift I myzeqese. Qesha me vehte dhe u largova. Nuk vonoi 2,3 dite kur po kthehesha ne Tirane ,ishte pa dale mire dita dhe po prisja furgonat e linjave te jugut mu afrua dikush dhe me pyeti nese kisha nevoje per taksi. (nuk e dallova nga eresira ) .kur ktheva koken per ti thene jo flm pashe priftin myzeqese kesaj radhe me frat dhe kapelen perkatese.Nuk durova dhe I thashe := Para se te punosh taksi meso zanatin e shoferit se ti vetem prift nuk mund te jesh. Edhe sot mund ta gjeni me siguri tek kryqezimi ish stacionit te trenit ne Lushnje heret ne mengjez dhe vone ne darke. Keshtu jane prifterinjte dhe hoxhallaret tane , mashtruesa ordinere dhe analfabete. Kush te kete dyshime le ta vertetoje .

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje