Shfaqje e veçantë, në skenë aktorët profesionistë bashkë me të rinj me nevoja të veçanta!

13 Korrik 2024, 17:34Kulturë TEMA
Shfaqje e veçantë, në skenë aktorët

Për herë të parë në Shqipëri të rinj aktorë profesionistë, të rinj amatorë dhe të rinj me nevoja të veçanta u bashkuan në një shfaqe teatrale e cila përcolli mesazhe të forta të aktualitetit, përballimit të sfidave dhe rëndësisë së pranimit të njëri tjetrit.

Gjithëpërfshirja dhe integrimi i personave me nevoja të veçanta vijon të mbetet një sfidë e realitetit shqiptar dhe jo vetëm, ndaj dhe shfaqja e titulluar “Hidhur” bëri bashkë në mënyrë brilante këta të rinj për të treguar sa të fortë dhe të jashtëzakonshëm janë të bashkuar.

Spektatori mirëpriti me duartrokitje të forta lojën e tre niveleve aktoriale të cilët për herë të parë gërshetuan mrekullisht talentin e tyre. A.K./TemA

Lini një Përgjigje