
Emri i Mero Bazes lidhet me 34 vite publicistike e gazetari shqiptare, me ngjarje e personazhe! Ai nuk është politikan por çdo ditë e ndjek dhe ndikon atë( politiken)!
Shumë prej tyre e duan miqësinë e tij dhe ju volitet!
Disa të tjerë kanë bërë karrierë nga armiqësia më të ose më saktë shënjëstrimet e tij si dekoratë në cv-në e meritave!
Çdo vit i kesaj kohe të pambarim lidhet me një cilesi a ves të tij ! E gjithë kjo periudhë nuk ben dot pa emrin e tij! Do të ngjante me një orë pa shigjeta!
Cinik në të pershkruar , i pameshirshem në perfundime, dikur njeriu më i afert i Sali Berishes tani demontuesi kryesor i tij, dikur detraktor i Edi Rames sot ndikuesi më i madh mbi të, ndertues e shkaterrues sipas bindjes a interesit të tij ka vendosur te sfidojë letersinë bashkëkohore. Një liber me poezi duket sikur zbret nga shtresat e habise në honet e kuriozitetit!
Mero Baze ja ka dalë ta spostojë lexuesin e djathtë e të majtë si askush tjeter drejt labirintheve të arsyetimit të tij edhe tekanjoz!
Dikur e adhuronin te paret e urrenin të dytet tani ndodh e kunderta por e lexojne të dy palet!
Shpesh herë i vertetë aqsa ke frike ta besosh se të pelqen një e vertetë tjeter që nuk ekziston!
Ndonjëherë i njëanshem aqsa të duket e pamundur që është i tille dhe e beson lehtë me psheretimen e faktit të kryer.
Fantazist , i kalkuluar , cilesor në të shprehurit mbeshtetje po kaq kur do të ta heqë atë. Si askush e gjen detajin që i duhet për ta pergjithesuar dhe e bën copë copë të pergjithshmen kur i duhet një detaj për t’ja kundervënë asaj!
E lexojnë të gjithë në menyrë krijuese! Mbeshtetesit e qeverise per të kuptuar cfare do te ndodhe a cfarë do të bëjë më pas Edi Rama, ata të opozites per ta penguar gjënë që të ndodhë tek pergjojnë mekanizmat.
Agresiv ndaj banalitetit, i hidhur edhe kur hesht, sarkastik i pa kufi me atë që e ben target shfaqet ai.
Levdimet i ka si kënget e leberve me vaje, nuk i shijojnë nëse nuk i rreshtin edhe nja dy të keqija ,të sharat i ka me të qeshura therse por ta thotë edhe ndonjë të mirë! E bezdis e njëtrajtshmja por nuk dihet sa e kenaq rruga me gropa!
Rugovist i thekur , biografi më i mirë i tij në paradoks të plotë me pacifizmin e tij të munguar në sferen e mendimit, i papertuar per të luftuar me fjalë çdo luftë me të theret në editorialet e darkes tek bija e tij “Tema”! femija i tij i tretë nepermjet librit “Shi me baltë” e vazhdon luften me veten në pikprerje , vendtakime të individit , vehtes me rrethanat, perpjekjet, mundesitë , zhgenjimet të vetat e të brezit!
Konteksti sociologjik mbi autorin vlen per t’ ju thënë lexuesve , guna zhgenjen , puna jo! Ajo të habit dhe ti perzien , peshtjell paragjykimet apo gjykimet vetem nga një këndveshtrim.
Nga ai i njohuri deri tani. Të mesohemi edhe me të panjohurin, i cili shfaqet si shpend i eger i pakapshem me një perspektive të vaget per zbutje!
Prej pak ditesh Mero Baze na doli perballe me një liber poetik duke e shtuar adrenalinen mbi paradoksin , te cilin u rrekem ta lidhim diku, me perjetime të një kohe të gjatë!
Thua me vete pikerisht ky i mesipermi i ketij portreti mbase subjektiv gjen orë, vetmi të mjaftueshme, shqetësim, muzë, nevojë për të poetizuar? E çuditshme Shqiperia! I çuditshem njëri prej gazetarve të saj kryesor!
Kur se pret te vjen me dafine e degë ulliri në orë leximi !
Dhe kur e lexon “Shi me baltë” thua uau edhe Mero Baze e paska një shpirt madje delikat, të mbushur me shtresime dhimbjeje , meshire, dashurie, vuajtjeje, deshirash sa të arrish në konkluzion që më shumë se askush do meritonte një “zoti Hyd” i Stevensonit në analizë politike qënkesh “doktor Xheki” në poezi !
Ndoshta i ndikuar nga Mero i parë ai i polemikes je i nxituar , do të dish çfarë poezie është kjo dhe pasi e ke lexuar zbulon një të dytë, një poet qe shtyn dike tjeter në biblioteken tënde personale ?!
Ateherë e beson që i pari nuk është rastesor por ngaqe vizionet e të dytit janë thjeshtë robinja , iluzione që mbarojnë sapo vetmia të braktis, të cilat jeta e një populli a vendi nuk i liron dot , ai publicisti e leron aren e eger me parmenden qe i duket e duhura!
Poetin e ka vetem per vete! Duket Ilirian Zhupa se ka duruar këtë pasuti ja ka vjedhur sekretin, vargun, metaforen, figuren , dobesitë, shpresat dhe i sjell mes nesh si ndermjetes ne të humanizuar!
Mero Baze qënkesh nga ata që pa e deshmuar e paskesh patur ambicien, e mundesinë , fuqinë e leksikut, të idesë që bëhet fjalë e të fjales që të fton në imagjinatë pa sinore, per tu rreshtuar në letersinë shqipe me karten e vet të identitetit si poet e shkrimtar!
Në menyrë klasike do duhej një studim i gjatë , gjë që Ilirian Zhupa e ka bërë me mjeshteri kolegu - poet, në parathënien e vet duke rrokur strukturen, mendimin, pse jo me tundimin e eperm per ti pekufizuar qellimin. Ah sa e veshtire , sfilitja vetë!
Po i bie shkurt pse jo nga frika e perseritjes apo xhelozia e mos të thënit me mirë se vetë poeti e kuratori i tij ! Po ndalem në një lexim të shpejtë në pak poezi qe të mbeten ne memorie si fotografi!
“Jug ” një poezi e gjitha karakter e autoportret mbase më e arrira, pershkruan një krahinë e njerzit e saj pa një fillim e fund si një gjëndje eterne e tyre, tragjik në perjetësi e të perjeteshem në identitet, të kujdesshem që të mos gezohen shumë e dembelë që të merziten pa masë per të evituar fjalen trima! Emblematikë në lojen e shijeve të jetës!
“Mushka” atje mes malesh e fortë e heshtur, mban e mban mbi shpinë, e ndihmon njeriun në udhetim e vet pastaj mbyll sytë dhe dy pika lot shihen në sytë e saj ! Qan njeriu per të e veten apo ajo për njeriun të dy në një fat në një kohë, në një rrugë mes malesh në pritje që horizonti tu zbuloje sekretin e jetes”
“Sokol Olldashi” një poezi e pambaruar, një elegji që çdo nate mund të shkruhet ndryshe . Një mungese që nuk mbushet, e një miqesie që vetem poezia e ka mistiken e perkufizimit e të ndeshkimit , ndaj në një rresht që nuk është i fundit ai ndalet…dhimbja e tejkalon fjalen.
“I genjeva djemtë” zhgenjimi i një burri kur zbulon se e bukura që ai ka ndertuar kund me idealizem e kund me vullnet të arsyetuar nuk është e tillë në sytë e femijeve të tij që shohin të Atin dhe vendin e servirur prej tij me sytë e perralles së Grimit !
Nuk është më mbreti lakuriq por babai , ai dhe çdonjëri syresh në tranzicion shpirteror e material në shnderrim epokash në metamorfoza njerzore e urbane!
“Horizonte pa formë” e shkruar në prill 1990 , e hershme e larget, si vetë kujtesa jonë që kerkon harresen si paaftesi apo nevojë na vjen jehu i te burgosurve politike të Spaçit si dileme e një njeriu që ndihet i burgosur dhe pse i “lirë” në raport me ata që janë të burgosur dhe percaktojnë horizontin e një shoqerie të tërë e tulatur në dilemi si e kur ta kerkoje atë!
Nëna dhe Babai , Ura e Peshtanit apo gjimnazi i vjeter , dashuritë që ikin e ato që vinë në një cope tokë qe ai “Atdheu” e therret paskeshin komunikuar si shenja qe ushqejne njerzimin me lirizem që në gjeneze me një personazh qe deri me sot se kemi njohur me Poetin Mero Baze!
Një lexues i mirë e kupton që ka perballe një poet ku e ku të tille! E nese ai do shkruante per veten në rrafshin moral mbase do thoshte me atë cinizmin e shkrimit per moralin klerikal e utilitar të poezise se “Mero po rrezikon të bëhet edhe njeri delikat ose ka nxjerre jashtë atë që fsheh brenda duke na befasuar e futur ne kurthin e admirimit të vargut të tij me jeh të spikatur intelektualizme”!
Na ke vene para dilemes Mero: po te lexojme poezite, do na shtaresh si publicist, dhe e kunderta, pasi jane dy gjini te largeta me njera tjetren.