1.emrat dhe mbiemrat me fundoret -ël, -ëll, -ër,-ërr,-ës, -ëz, -ësh, -ull, -ur dhe me theks mbi rrokjen e parafundit:
gogël, pupël, vegël (i, e) ëmbël, (i, e) vogël etj, ; krikëll; gënjesh-tër, dhelpër, metër, emër, numër, (i, e) ashpër, (i, e) gjelbër, (i, e ) verbër etj,; ëndërr, gjëndër, kokërr etj,; ardhës, blerës, korrës, matës, nxënës etj.; fshikëz, gishtëz, lidhëz, tufëz etj.; brumbull, kumbull, nofull, rruzull, shpatull, turtull etj.; fla-mur, flutur, lepur, (i, e) lumtur etj
2.trajtat rasore të shumësit të pashquar të emrave dhe mbiemrave që në shumës dalin më një nga bashkëtingëlloret -q, -gj, -nj, -j:
miq, miqve, miqsh; pleq, pleqve,pleqsh; të ligj, të ligjve, të ligjsh; drunj; drunjve, drunjsh; barinj, barinjve, barinjsh; ftonj, ftonjve, ftonjsh; popuj, popujve, popujsh etj.
3.trajtat rasore të shumësit të emrave që vijojnë:
cjep, cjepve, cjepsh, cjeptë; djem, djemve, djemsh, djemtë; dhen, dhenve, dhensh, dhentë; desh, deshve (por deshësh), deshtë; qen, qenve, qensh, qentë.
4.trajtat rasore të shumësit të pashquar dhe të shquar të emrave dhe të mbiemrave që në shumës dalin me dy bashkëtingëllore ose më-l, -r, -s, -z:
bujq, bujqve, bujqish, bujqit; krushk, krushqve, krushqish, krushqit; murgj, murgjve, murgjish, murgjit; ujk, ujqve, ujqish, ujqit; të vegjël, të vegjëlve, të vegjlish, të vegjlit; etër, etërve, etërish, etërit: nxënës, nxënësve, nxënësish, nxënësit; beratas, beratasve, beratasish, beratasit; njerëz, njerëzve, njerëzish, njerëzit.
5.mbiemrat që mbarojnë më -(ë) m:
i afërm, i nesërm, i sipërm, i jashtëm, i sotëm, i vetëm; i ardhshëm, i dukshëm, i ndryshëm, i kujdesshëm, i pasjellshëm etj.
6.mbiemrat e formuar nga tema njërrokshe ose me theks parafundor me anë të prapashtesës -(ë) t:
(i, e) cekët, (i, e) lagët , (i, e) largët, (i, e) pakët; (i, e) akullt, (i, e) hekurt, (i, e)misërt, (i, e) panumërt, (i, e) rregullt, (i, e) katërt, (i, e) tepërt, etj. Shto dy të tjerë dhe hiq dy të fundit.
7.pjesoret që mbarojnë më -ur, -ier, -yer, -uar:
arritur, bartur, futur, etj.; zier, ndier etj.; lyer, shpërblyer etj.; dërguar, shkruar etj.
8.trajtat e vetës së parë dhe të tretë shumës të së tashmes dëftore e lidhore dhe të së ardhmes të foljeve me temë më bashkëtingëllore ose më -ie:
{do [të (cekim /cekin)}]; {do [të (dalim/dalin)]}; {do [të (goditim/ goditin)]}; {do [të (falim/falin)]}; {do [të (mbyllim/mbyllin)]}; {do [të (thekim/thekin) etj.;
{do [të (biem /bien)]}; {do [të (shpiem/shpien); {do [të (shtiem/shtien)]} etj.
9.trajtat e vetës së dytë dhe të tretë shumës të së pakryerës së dëftores e të lidhores dhe të së ardhmes të të gjitha foljeve:
{do [të (arrinim /arrinin)}], {do [të (dilnim/dilnin), {do [të (ecnim/ecnin), {do [të (lexonim/lexonin)}]; {do [të (punonim/punonin)}]; {do [të (ndienim/ndienin)}]; {do [të (luanim/luanin)}];do [të (hapnim/hapnin)}]; do [të (zinim/zinin)}] etj.
10.trajtat e shumësit të së kryerës së thjeshtë të foljeve me temë më bashkëtingëllore dhe të foljeve që në temën e së kryerës së thjeshtë dalin më grup zanoresh:
dolëm, dolët, dolën; kapëm, kapët, kapën; përgatitëm, përgatitët, përgatitën etj.;
bluam, bluat, bluan; lyem, lyet, lyen; kënduam, kënduat, kënduan etj.
11.trajtat e urdhërores të foljeve që në këtë mënyrë dalin më bashkëtingëllore: bjer, hyr, dil, merr, pyet, rrokullis, zër, zhyt etj.
(Shkëputur nga libri i Rami Memushaj ‘Shqipja standarde’ -Si ta flasim dhe ta shkruajmë)
Përgatiti: ObserverKult

“Digitalb”, “Dixhitalb” … E shohim dhjetëra herë në ditë këtë fjalë, të shkruar a të shqiptuar me g ose me xh. Trajta me xh ka marrë aq të përhapur, saqë e japin si normative edhe korrektorët e tekstit të celularëve e të tabletëve.
Këto trajta të gabuara të kësaj fjale hasen jo vetëm te folësit e thjeshtë, po edhe në shtypin e shkruar e të folur, veçanërisht në ligjërimin e gazetarëve televizivë e radiofonikë, të cilët pritet të jenë model i shqiptimit letrar.
/observer/
Po shume shpejt jeni kujtuar per drejteshkrimin e gjuhes sone. Ka 35 vjet qe Salehu i ka hip siper gramatikes sone dhe duke nxjer zjarr nga goja djeg çdo gje pozitive ne kete vend duke kerkuar te risjell feudalizmin primitiv ne shoqeri. Sot kemi 45 vjeçare qe jane me diploma por qe jane aq analfabete sa nje dite, nje jo banor i Tiranes fliste me shokun e vet dhe i tregonte se ku ndodhej ne Tirane, po citoj: Ku je bre se sun t shof? Tjetri si duket e pyeste: Po ti, ku je tani? Ai i pergjigjej: Jam çtu n shesh ku osh nji burre me kale!!!!!!!!!!!!! (Ishte ne sheshin "Skenderbej")
Ku osh ni burr me kol...