Skenaristët amerikanë në podkastin “Flasim”: Shqipëria ofron tani më tepër mundësi edhe se në disa vende të SHBA-së

22 Shkurt 2025, 18:29Kulturë TEMA
Skenaristët amerikanë në podkastin “Flasim”:

Drejtori i ekzekutiv i Catalyst Story Institute, Philip Gilpin Jr. dhe producentja Pamela Cederquist të angazhuar në industrinë e filmit dhe të cilët kanë hapur qendrën e tyre të trajnimit në Shqipëri, vlerësojnë pikërisht mundësinë dhe potencialin që ofron në këtë moment Shqipëria.

Të ftuar në podkastin “Flasim”, gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Edi Rama ata rrëfyen gjërat që i kanë tërhequr për të zhvendosur aktivitetin e tyre në Shqipëri, por edhe mangësitë që shikojnë këtu.

“Më pëlqen potenciali. Më pëlqejnë njerëzit. Më pëlqen kureshtja. E kuptoj që njerëzit ndihen sikur nuk po bëjnë para mjaftueshëm, po kjo vlen për të gjithë botën. Në Shtetet e Bashkuara, shumë njerëz duket sikur bëjnë shumë para, ndërkohë që mezi ia dalin të paguajnë qiranë, për shkak të kostos së jetesës. Pra, kjo nuk do të thotë që nëse shkoj në një vend tjetër do të ketë domosdoshmërisht më mirë, aspak. Megjithatë, klima këtu, më pëlqejnë autobusët. Autobusët këtu janë të shkëlqyer”, u shpreh Pamela.

Pamela i konsideroi autostradat këtu, përparim, ndërsa u shpreh se “ka kaq shumë gjëra që funksionojnë, saqë ato gjërat që nuk funksionojnë i sheh që do të rregullohen”.

“Autobusët janë të pastër, janë të mirëmbajtur, janë të mirëprojektuar për të mbajtur një numër të madh njerëzish pa u ngjeshur. Unë jam rritur në një qytet që ishte i gjithi i mbështetur në transportin publik. Ka metro, ka autobusë e të tjera me radhë dhe ky është përparim. Autostradat këtu, janë përparim. Ka kaq shumë gjëra që funksionojnë, saqë ato gjërat që nuk funksionojnë i sheh që do të rregullohen. Nuk është se nuk do të ndreqen kurrë”, tha ajo.

Sipas saj, Shqipëria është një vend kaq i ri dhe kaq i vjetër, dhe kjo është një nga gjërat më të jashtëzakonshme që ka.

Ndërsa për Philip, numri i mundësive të pranishme në këtë moment në Shqipëri për të bërë gjëra është më i madh se në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.

“Mendoj që kjo është ajo gjëja e padukshme për të cilën kemi folur thuajse çdo ditë. Kam jetuar në shumë vende, kam jetuar në shumë vende në Amerikë dhe numri i mundësive të pranishme në këtë moment në Shqipëri për të bërë gjëra është më i madh se në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Sipas Philip, “mundësia në këtë moment në Shqipëri është ajo që e entuziazmon çdo ditë”.

“Ndihesh sikur je pjesë e një komuniteti, ndihesh sikur je pjesë e ngritjes së diçkaje. Ndjen se po ndërton diçka me njerëz që janë entuziastë që gjenden këtu, por kanë edhe një histori të jashtëzakonshme pas, që Amerika nuk e ka dhe mendoj që kjo qëndron në themel të gjithçkaje, që ka potencial. Sigurisht, duke menduar për pyetjen tuaj, ka njerëz që do thonë pse atje, çfarë bëni atje e kështu me radhë, po kjo, po ajo, a nuk mungon kjo apo nuk mungon ajo? Patjetër, pra ka gjëra që tani mungojnë, po çdo gjë tjetër është e shkëlqyer”, shtoi ai.

Ndërsa veçoi si mangësi mungesën e trenave, kryeministri e siguroi se “së shpejti do të kemi hekurudhën e parë dhe trenin e parë nga Tirana në Durrës”./atsh/

1 Komente

  1. k
    kalimtari

    Unë e pashë dhe e dëgjova live , kur Philip u pyet se cfar te ka bërë përshtypje qe nuk të pëlqen ,ai tha,se njerzit në rrugë ecin shumë keq ,duke u përplasur me njëri tjetrin dhe se qëndrojnë në mes të rrugës duke biseduar dhe s’lejnë vend të kalosh,se kur dalin nga dyqanet,dalin vrullshëm e nuk shohin dhe të marrin përpara dhe kjo më nervozon,më streson…,por podcasteri ndërhyri për të mos e zgjatur shumë ‘budallallikun’ e këndvështrimit të këtij skenaristi amerikan nga Bostoni së fundmi ,sepse ka jetuar në shumë shtete. Dhe podkasteri ynë,pyeti gruan skenariste,se çfar janë tre gjërat që i kanë pëlqyer asaj..? Ajo,’ngriu’,nuk po dinte të përgjigjej..,por pastaj e ‘mori vehten’ dhe tha,se këtu ka shumë diell,që ne s’e kemi..,por më kanë pēlqye dhe autobuzët… Pse, ndërhyri podkasteri.!? Dhe ajo u përgjigj,- sepse une jam rritur në një vend ku funksionon transporti publik,treni,metroja,autobuzi dhe unë ato i përdor shumë dhe këtu autobuzet ishin me hapesire dhe të pastër..(nuk di si ta marr pergjigjen e saj,se unë dy herë që kam hypur në autobuz në 5 muaj, jam ndjer në siklet autobuz nga ngjeshja dhe papastertia,,sepse atje ku jam unë Amerikë më relakson hapesira dhe pastertia kur hyp ne metro apo autobuz) Mu duk sikur nënkuptonte ,se ju s’kini transport publik ne sherbim te qytetarit,se përvecse ska metro e menyra te tjera transporti edhe ato autobuz qe keni ,mbushur plot,ngjishesh keq dhe janë pis,plus ngel në trafik… Përtej podkastit….; Kam dal në keto dit me diell me gruan, rrugëve kryesore afër qendrës së Tiranës dhe më ka rënë në sy,pislliku në këto rrugë dhe i kam thënë gruas,-“ a me vërtet duhet të dalë nga burgu Velia që të punojnë kompanitë e pastrimit !? “..dhe ç’është më e bukura,ajo që më kishte rënë në sy më parë dhe e përmendja vazhdimisht,ishte se,-“ e vetmja gjë të paktën të mirë që ka bërë Velia,është pastrimi i rrugëve,përtej betonizomit dhe ngushtimit të hapësirave dhe autobuzëve fizarmonikë që ngecin në kthesa të ngushta.” Dhe të kthehem tek thelbi i podcastit të kr; Të tjerat ishin reklama e botkastierit për dy skenaristët amerikan,se ku mund ti gjenin e ti takonin dhe dha adresen e tyre të cilën iau kërkoi atyre vet. Rroftë tallavaja!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje