Skulptura e Leotrimit të vrarë në luftë, Dauti: Është pamja dhe teksti më i fuqishëm që është krijuar

7 Qershor 2024, 09:07Kulturë TEMA
Skulptura e Leotrimit të vrarë në luftë, Dauti:

Historiani Daut Dauti e ka vlerësuar lart skulpturën e Leotrim Ahmetit, vogëlushit nga Rrezalla të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës, e cila do të vendoset shumë shpejt në qytetin e Skenderaj.

Skulptura që përmban fjalët e fundit të vogëlushit 7-veçar, sipas Dautit, është pamja dhe teksti më i fuqishëm që është krijuar në historinë e skulpturës së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo pamje duhet të qendrojë prore para syve të secilit kosovar.

“Kjo është pamja dhe teksti më i fuqishëm që është krijuar në historinë e skulpturës së Kosovës. Kjo pamje duhet të qëndrojë prore para syve tanë. Është themeli i dhembjes nga masakrat serbe që i kemi përjetuar”, ka shkruar Dauti.

 

Skulptura e Leotrim Ahmetit, vogëlushit nga Rrezalla të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës, do të vendoset shumë shpejt në qytetin e Skenderaj.

Në këtë skulpturë do të vendosen edhe fjalët e fundit të vogëlushit, të cilat ishin thënë pasi ishte goditur nga një granatë e forcave serbe.

Fjalët e tij i kishte transmetuar nga nënë e tij Shukrie Ahmeti.

"‘Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam semut prej barku’. Kur ja kam hjek teshat ia kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët, ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë: 'ma nanë, mos um prek se po kam dhimbje shumë”, ka thënë Shukrie Ahmeti.

Në shtator të vitit 1998 forcat serbe kishin sulmua me fshatin, ku si pasoj kishin mbetur të varë shumë civil, në mesin e tyre edhe Leotrimi.

Skulptura në fjalë është punuar nga Sabri Behramaj.

Skulptura që do të vendosen në qytetin e Skenderaj është shpërndarë nga shumë figura publike. A.K./TemA

3 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Dhimbja nuk mund të jetë më madhe dhe më e thellë se tek pamja e një vogëlushi, që i merret jeta nga bishat me surrat njeriu. Skulptura e përcjell në mënyrë të pērkryer këtë mesazh. Urime autorit!

    Përgjigjjuni
    1. e
      e verteta

      Asnjehere nuk duhen harruar barbarite e egersirave qe zbriten nga Siberia dhe nuk u bene njerez.Bravo Kosoves qe kujton sakrificen sublime te te pafajshme nderkohe qe barbaret nderrojne terroristet e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. e
        edmond( koder rreshen)

        Sabri Behramaj ! Ni punim i shkelqyr,jo vetem ne detaje,por edhe ane shpirterore qe percjell momenti i plogeshtis,i dhimbjes ! Deshira ime do te ishte qe kjo Skulptur,te ishte ne permasa me te medhaja, per te dal me ne pah detajet,finesa dhe plastika ! Po shikoja me vemendje Bustin qe ishte ne krah te Leotrimit ! Nje nga bustet e rralla,te ciles edhe po ti heqesh Qeleshen,dhe rrobat tradicionale,prap do ta kuptosh se esht nje Geg, per nga anatomia ,dhe jo Shqiptar i nje krahine tjeter ! Bravo Sabri,per talentin qe ke dhe kerkon detajin,jo si Skulptoret e tjer te cilet qendrojn ne te pregjitheshme sepse jan te manget,si ne talent,po ashtu edhe ne psikologji,ku figurat te cilet formojn, nuk te krijon asnje lloj ndjesie .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje