Sot Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

14 Mars 2025, 08:19Kulturë TEMA
Sot Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të

Sot festohet Dita e Verës, një festë me origjinë të lashtë. Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë në dekadat e fundit, por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit.

Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone.

Elbasani ka meritën se ka mbajtur “gjallë” për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj. Edhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në gjithë Shqipërinë, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.

Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardha dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.

Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Tashmë edhe Tirana ka vite që organizon aktivitet të shumta për këtë ditë si: koncerte, panaire dhe aktivitete të tjera.

Origjina e festës i ka gjurmët në tempullin e Zanës së Malit të ndërtuar pranë lumit Shkumbin në Elbasan.

Zana ishte perëndia e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës dhe dilte vetëm në datën 14 Mars, e cila shënonte fillimin e Verës, kjo në atë kohë njiheshin vetëm dy stinë, dimri dhe vera.

Kjo legjendë u kalua brez pas brezi dhe festivali i Ditës së Verës është i njohur për traditën dhe vlerat e veçanta kulturore. Simboli i kësaj feste është ballokumja.

Për këtë ditë te veçantë çdo familje ka recetën e saj të ruajtur ndër vite.

Më parë festohej në Elbasan, tani është bërë festë kombëtare.

2 Komente

  1. D
    Daku

    Dita e vere eshte feste pagane. Cdo zone ka ritet e veta dhe mos e beni prone te Elbasanit. Qe u shpall si feste zyrtare qeveria e kishte gabim Motivet politike perballe realitetit historik, gjrra qe ndodhin ne Shqiperi

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sinan Hoxha

      Nuk eshte e vertete. Dita e vere s festohet kudo ne zonen e Korce Pogradecit. Ne e festonim ne kohen e Dulles, edhe ne kohen e Qelbesires Sali

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje