Sot feston ditëlindjen aktori komik Stan Laurel!

16 Qershor 2025, 16:05Kulturë TEMA
Sot feston ditëlindjen aktori komik Stan Laurel!

16 Qershor 1890 – Lindi Stan Laurel (1890 – 1965)
Një ndër figurat më të dashura të komedisë klasike!

Stan Laurel, aktori dhe komediani anglez, mbeti i pavdekshëm falë dysheve të tij me Oliver Hardy, duke krijuar njërin nga duetet më ikonike të humorit në historinë e kinemasë: Laurel & Hardy.

Me mimikën e tij të pafajshme, sytë e mëdhenj plot habitje, dhe lëvizjet e ngathëta por plot finesë, Stan Laurel nuk kishte nevojë për shumë fjalë për të nxjerrë të qeshura nga publiku.

Ai ishte mjeshtër i komedisë fizike, i detajeve të vogla, i një thjeshtësie që shkëlqente në ekran.
Filmat e tyre bardh e zi, pa efekte, por me shumë zemër, janë ende të dashur edhe sot.

Sepse e qeshura e sinqertë... nuk plaket kurrë. Sot kujtojmë një gjigand të vogël në trup, por të madh në ndikim, shkruan naishtedikur.

2 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Sot, edhe pse kane kaluar 100 vjet e ca, Stan vazhdon te festoi ditelindjen!!?? E cuditshme madje cmenduri.....te vjen te cqiesh bithen nga keto "mrekullina" qe serviren ne site..... allah uakbar!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Feston? Edhe në atë botë u festuaka?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje