Sot, më 13 gusht 2025, feston 69-vjetorin një nga figurat më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar: Bujar Asqeriu

13 Gusht 2025, 15:21Kulturë TEMA
Sot, më 13 gusht 2025, feston 69-vjetorin një nga figurat më

Sot, më 13 gusht 2025, feston 69-vjetorin një nga figurat më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar – Bujar Asqeriu.

Me një karrierë që shtrihet në dekada, ai ka mishëruar role të paharrueshme në teatër dhe kinematografi, duke sjellë në skenë dhe në film emocione të forta, karaktere të ndërlikuara dhe një profesionalizëm të rrallë. Interpretimet e tij kanë mbetur në kujtesën kolektive si shembull i artit të pastër, i pasionit dhe i përkushtimit ndaj publikut.

Gjatë karrierës së tij, Bujar Asqeriu ka dhuruar personazhe që janë bërë pjesë e zemrës së publikut shqiptar. Me mjeshtëri të rrallë ka interpretuar role të paharrueshme si në “Ne shtepine tone”, “ Liri a Vdekje”, “Nje emer midis njerezve”, "Radiostacioni", "Vëllezër dhe shokë", "Në Prag të lirisë",
"Në emër të lirisë", "Misioni përtej detit", "Jeta në duart e tjetrit", ku çdo karakter merrte jetë e thellësi falë talentit dhe ndjeshmërisë së tij.

Në skenë, ai di të të mbajë pezull, në ekran të të prekë shpirtin, e pikërisht kjo e ka bërë të dashur e të respektuar brez pas brezi. Për publikun, Asqeriu nuk është vetëm një aktor, por një mik i vjetër që u sjell emocione të vërteta sa herë shfaqet.

Bujar Asqeriu nuk është thjesht një aktor i talentuar, por një mjeshtër i fjalës dhe i gjestit, i cili e ka ngritur artin e interpretimit në një nivel të lartë. Ai ka ditur të përcjellë me mjeshtëri dramat e jetës njerëzore, duke i dhënë publikut jo vetëm argëtim, por edhe reflektim e ndjesi të thella.
Sot, në këtë ditë të veçantë, ai festohet jo vetëm për vitet e jetës, por për gjithë trashëgiminë artistike që ka dhënë dhe vazhdon të japë për kulturën shqiptare. / actvusa.com

15 Komente

  1. L
    Levend Ziguraj

    Ishte kërriç, U bë gomar, Koqe ishte, Loqe mbeti. Njeri nuk u bë kurrë….

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gruaja

      Jetë të gjatë!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje qytetar

        Nuk e di per te tjeret , por per mua ky eshte aktor koti . Ne periudhen e realizmit socialist nuk shihej me sy , vetem role te "njeriut te ri" luante . Tani, lere lere , as nuk shihet e as (per më tepër) nuk degjohet fare . Pëllet me sa ka ne kokë .

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ndroqi

          Shume lart e ke ngritur steken,shume superlativa,thjesht eshte aktor i mire,por jo shume i mire. Ne se do i klasofikonim me grupe abc do hynte te b-eja.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjon kuçaj pensionist lezhë

            Te nderuar zoteri një komentatorë fjalët fyese per aktorin nuk janë aspak fisnike rolin t'a jep regjizori apo producenti pasqyrimi i rolit eshte aftësi e aktorit unë do t'iu rekomandoja qe te uronit aktorin per jetë sa më te gjatë dhe te fryteshmë

            Përgjigjjuni
          2. W
            Www

            Të kishin pritur të bëhej 70.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sygerdalla

              Pse 69 vjec eshte ky sygerdalla nga Colia , une thash se ishte 89 …..pastaj kush ju tha ju qe eshte aktor i dashur ?? Nje mistrec eshte dhe asgje me teper , ketij do ti shkonte mire te ishte nga Berati dhe jo nga Vlora ….keta jane te gjithe bukshkele , u bene artiste dhe aktore ne kohen e Enver Hoxhes dhe e shkelen me kembe , kata njifen si aktore ne kohen e socializmi me filmat e asaj kohe , sot keta jane dybeker te gjithe meren me politike , me gjera kot e me kot dhe e heqin veten si te vecante e te talentuar , po mar nje shembull : cben sot Rajmonda Bulku , Luza Xhuvani ky karabushi , e shume e shume te tjere ….cfare veper ben ?? Cfilma ??

              Përgjigjjuni
              1. H
                Haka Tekizoti

                I urojmë jetë të gjatë dhe e këshillojmë të ruhet nga pordhët e veta!

                Përgjigjjuni
                1. c
                  chp

                  po prisni dhe nje vit te festojme 70 vjetorin edhe kur festonit ditelindjet e enverit qe e quajne sot goldiktator beheshin kur ishte psh 60,65,70.75 sidoqofte edhe 100 te tjera por uljani pak steken e madheshtise i madh ishte por jo ne grupin e me te medhenjeve

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Moisiu

                    As aktor i mirë nuk ishte as njeri i mirë.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Festa

                      70 vjetori i tij do shpallet dite pushimi dhe feste kombetare.

                      Përgjigjjuni
                      1. Y
                        Y

                        Qe eshte gomar kjo dihet,por qe na qenka dhe aktori madh kjo vetem ne mendjen e ndonje koqeje mund te ekzistoj.

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          O

                          Boll e kemi Pilincin per argetim,nuk ka nevoj per nje Palo burr si Asqeriu,me falni Asnjeriu.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Iliri

                            Je aktor i madh o Bujar Asqeriu!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Artemis

                              Bujar Asqeriu eshte artist I shkelqyer...mjaft I talentuar e per t'u pasur zili ne brezin e tij...madje ka shkelqyer kur artiste te medhenj te nje brezi me te as nuk llogariteshin...ai eshte rasti tipi I talentit natyral dhe I punes me pasion...se bashku me presore Irenen (keshtu I themi mesueses ne nga Vlora)..ishin nje çift mjaft I mire...personalisht pavaresisht vleresimit maksimal si artist...nuk me pelqen nje lloj impostimi dhe teatraliteti ne te folur...edhe kur del ne TV qe e zbeh disi...por gjithsesi mbetet nje artist I madh...I uroj jete te gjate bashke me mesuesen e mrekullueshme te frengjishtes Irena Asqeriu...por keni harruar Telon...eshte rol mjaft I arrire dhe nuk e di pse e sfumojne kete rol dhe film te shkelqyer te tij...

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje