Spiropali uron besimtarët e krishterë për Ditën e Shën Marisë

16 Gusht 2025, 09:38Kulturë TEMA
Spiropali uron besimtarët e krishterë për Ditën e Shën

 Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot besimtarët e krishterë për Ditën e Shën Marisë, një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve ortodoksë dhe katolikë.

“15 gushti shënon kremtimin e Fjetjes së Hyjlindëses, Festën e të Ngjiturit të Zojës në Qiell, ditën më të rëndësishme kushtuar Shenjtes Mari. Në Shqipëri ka një devotshmëri të veçantë lutjeje për Shën Marinë, pavarësisht besimit fetar”, tha Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Spiropali u shpreh se “në këtë ditë feste e reflektimi për marrëdhënien mes hyjnores dhe njerëzores, lutje nga ne për të gjithë Ju, nën bekimin e Zojës”.

I njohur si “Fjetja e Hyjlindëses”, 15 gushti është dita kur shenjtorja iu bashkua birit të saj, në botën e përjetshme.

Festa e Fjetjes së Hyjlindëses kremtohet në 15 gusht, e paraprirë nga dy javë agjërimi (kreshme). Kjo festë, e cila quhet edhe “Marrja”, është për të përkujtuar vdekjen, ngjalljen dhe lavdërimin e Nënës së Krishtit. Ajo shpall që Maria “u mor” nga Perëndia, në mbretërinë qiellore të Krishtit, në të përmbushurit e ekzistencës së saj trupore dhe shpirtërore, shkruan atsh.

Lini një Përgjigje