Të jetosh me humorin - Nexho Shabani, personazhi që mban gjallë shpirtin gazmor të Shkodrës

8 Gusht 2025, 12:32Kulturë TEMA
Të jetosh me humorin - Nexho Shabani, personazhi që mban gjallë

Në një qytet ku humori është gjuhë e përbashkët, Nexho Shabani është ndër ato personazhe që mbajnë gjallë shpirtin gazmor të Shkodrës.

Babai ka pasur shumë humor dhe prandaj ecëm në rrugën e tij”, shprehet Shabani.

Prej dekadash, Nexhoja ka qenë pjesë e organizimeve festive, duke u shquar si humorist popullor. Me një stil të vetin dhe zë të veçantë, ai sjell në vëmendje situatat komike të përditshmërisë shqiptare, veçanërisht atyre në Shkodër.

Gjatë intervistës, Nexhoja nuk ngurron të tregojë mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë mbështetur ndër vite.

Shokët më kanë ndihmuar shumë”, thotë Nexhoja.

Pavarësisht pengesave, energjia dhe ndjeshmëria që Nexho Shabani përcjell, ka qenë ajo që e ka karakterizuar përherë atë, ndaj publiku shkodran nuk ia ka kursyer asnjëherë duartrokitjet, shkruan rtsh.

Lini një Përgjigje