Timo Flloko për Artur Zhejin: Tek ai fjala ishte kult. Demaliaj: Shembull i qytetarisë! Ishte nga ata njerëz që lënë boshllëk kur largohen

28 Gusht 2025, 00:02Kulturë TEMA
Timo Flloko për Artur Zhejin: Tek ai fjala ishte kult. Demaliaj: Shembull i

Në një intervistë të hapur dhe pa filtra në podcastin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demaliaj, aktori dhe regjisori i madh Timo Flloko rrëfeu njohjen e tij me gazetarin dhe analistn e ndjerë Artur Zheji, i cili u nda nga jeta papritur mesditën e së shtunës dhe që u përcoll vetëm një ditë më parë për në banesën e fundit.

Ilir Demaliaj: Artur Zheji është nga ata njerëz që lënë boshllëk kur largohen, një të tillë e ka lënë dhe Ardian Klosi. E them këtë sepse ne si shoqëri jo vetëm që po na i merr Zoti, por edhe po i largojmë nga vetja vlerat që ka pasur dhe ka ky vend akoma dhe që kanë mbetur shumë pak.

 

Artur Zheji ishte një model i qytetarisë, me një elokuencë shumë të rrallë. Sigurisht kur vinte fjala ai ishte djali i Petro Zhejit, gjuhëtarit të famshëm dhe përkthyesit ekselent; e po ashtu ai ishte edhe djali i Besa Imamit, një tjetre mjeshtre e fjalës dhe nipi i Gjergj dhe Vera Zhejit. Pra, Artur Zheji nuk kishte si të ishte ndryshe dhe që e kthente fjalën në art dhe e trajtonte atë me bukurinë më të madhe.

 

Zheji ishte një njeri elokuent, ishte që njihte shumë mirë politikën dhe gjeopolitikën. E kujtoj që fëmi, kur ishte në moshën 15 vjeç që gjithmonë- gjithmonë kur kalonte tek “Rruga e Durrësit” ai gjithmonë kishte një libër me vete. Dhe për të folur për këtë njeri shumëdimensional kam ftuar aktorin e madh që i ka dhuruar shumë e shumë filma publikut shqiptar, Timo Fllokon. Unë do jua lë fjalën juve , pasi e keni pasur me të vërtetë mik, student dhe koleg.

 

Timo Flloko:  Me te vërtetë Artur Zheji ishte në substancë një personalitet i jashtëzakonshëm, ku veprimtaria e tij shtrihej në shumë fusha dhe dimensione të jetës si në art, në analizë, si shkencëtar i mendimit, si politolog, si opinionist dhe në shumë gjëra të tjera.

 

Unë nuk jam i vetmi që mund të flas për të, sepse rrezja e tij është shumë më e madhe se ç’mund të flasë njëri apo tjetri përfshi dhe ne të dy.

Dhe këtë e pamë edhe dje në homazhe, ku valenca e tij është shumë e madhe.

Ai ishte një shembull i qytetarisë, ishte njeriu i televizioneve, ishte personaliteti që në një mënyrë apo një tjetër i bënte kritikë vulgaritetit të shoqërisë dhe mediave shqiptare. Tek ai fjala ishte kult. Sigurisht!

5 Komente

  1. l
    lenci

    Qr ku kemi mberrit. Timo Flloko n’xhiro me nje rrote kari

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aurel

      P cfare "gjuhetar i famshem" ishte Petro Zheji ..., ju ka hedhur te gjitheve trute e gomarit Guri e Dalipaj, na cate menderen me keto idiotizma

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tyci me 8 glasa.

        "N'xhiro me Tycin", se nga e njeh ai Artur Zhejin vetem nje zot e di, apo atehere kur shtynte dekovilin ne Kino-studi dhe siper kishin hipur regjizori me operatorin e filmit dhe benin shume dubla ne xhirime, ndersa llampat e ndicimit i mbante Reiz Cico qe ecte me "shpejtesine" e dekovilit, apo e ka njohur ne stadium ku Zheji nuk shkelte kurre dhe Tyci me disa tifoza ordiner skizofrene te Tirones qe vetem shanin dhe ndeshje nuk shikonin. Aktori i madh Timo Flloko qe i ka dhuruar shume e shume filma publikut shqiptar, jo filma ore Tyc por role ne filma dhe nga ato filma me heronj me Partizan te realizmit socialist qe vetem vriste, e vriste ushtare gjermane dhe tradhetare pa fund, ne goje mbane nje bombe me sigurese te hequr, ne njeren dore mbante nje automatik dhe ne tjetren nje revolver dhurate e Komandantit Tarras. Timo Flloko edhe nje rol episodik qe luajti ne Hollywood me ndermjetesene e Jim Belushit ishte vetem 10-15 sekonda, rolin e nje talibani ku edhe aty u vra, me kaq e mbylli historine si aktor...... Rahmet paste Zheji qe me fillimet e demokracise morri arratine dhe ka qene gazetar ne Radion e Vatikanit, kur e pa qe paraja fitohej pa esap ne mediat shqiptare nxitoj te kthehej si atdhetar i lekut. Zheji ka qene Drejtor i Pergjithshem i RTV Shqiptar ku pervec vetes se tij nuk lejonte as kend te bente tendera qofte edhe per llampar e ndricimit te korridoreve ne ketij institucioni, me pas e debuan dhe u be gazetar sic e dine te gjithe me nje page qe ne muaj i shkonte deri ne 20 milion leke te vjtra duke bere palle ariu. Me Ramen kane qene shoke "idealesh", por kur ky u be Kryeminister dhe nuk e riemeroj Zhejin Drejtor te Pergjithshem te RTV Shqiptar se e njihte se cfarem.... ishte e mohuan njeri tjetrin per jete, ne vdekje Rama i dergoj vetem nje kurore sa per sy e faqe pa qene prezent vete etj etj etj

        Përgjigjjuni
        1. e
          edmond (koder rreshen )

          Koco Devole ne ceremonin e marrjes se titiullit mjeshter i madh nga Presidenti Bujar Nishani, do te thonte me ironi : Zoti President ,keni dhen kaq shum tituj mjeshter i madh, sa qe nuk ka me mjeshter te vegjel ! Ne biografin e Zhejit lexova se ia ishte dipllomuar per rregjisur ....me profesion u be gazetar ...dhe ne fund "ekspert" i Gjeopolitikes ne emisonin e tij !!! Po te shikosh emisone per Gjeopolitiken ne shtete te ndryshme, do te shohesh te flasin ose Dipllomat karriere,ose Ushtarak ... jo Ushtarak do si do,por Pedagog te Akademive Ushtarake ! Familjes se Artur Zhejit ,Zoti ju dhant kurajo per te kalu dhimbjen,por shokeve dhe kolegeve te Zhejit te cilet jan ven ne rradh se kush te thot dicka me shum per gjenialitetin e tij, mu si lexues me ul vlerat e Kombit tim per nivelin Intelektual ,dhe do ti krahasoja "ajken" e intelektualeve tan ,me nje Mesues Fshati (njohuri te kufizuara) i cili ju jepte mesim tre Klasave bashk, ne te njejten koh,dhe te njejten dhom ! Per te gjith ju qe antivleren e ktheni ne vler do te thoja fjalet e Zhejit ne nje telefonat me Arian Qanin : Qani para shum vitesh kishte te ftuar ne studio nje personazh (te ndjerin...nuk me kujtohet emri ) i cili kishte emisonin e tij JU FLET MOSKA dhe Zhejin : Kishte filluar emisoni dhe Zheji nuk kishte ardhur akoma... ishte ne lokal ?! Qani e mori ne telefon dhe Zheji e pyet se ke kishte ne studio ? Qani i thot emrin ,dhe pergjigja e Zhejit ishte : po jo ore.. mos ja q.ij robt se nuk vi . Edhe ju te radhes se mbivleresimit per Zhejin, mos ja q.ini robt duke na fyer inteligjencen , kur ai nuk beri dot karrier ne profilin e tij qe ishte dipllomuar,imagjinoni ne ato deg ku ai nuk kishte as njohurit me elementare .... jo pa Dipllom,por pa diftes fare !

          Përgjigjjuni
        2. J
          Juli

          Ore po TALLNI BYTHËN JU !!!!!!!!! Ky Tosi Humes përditë thoshte luftë luftë....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje