Trashëgimia teknologjike

19 Tetor 2025, 11:13Kulturë TEMA
Trashëgimia teknologjike

Hedh këto rreshta fal teknologjisë, dhe pse e di që kjo pjesë shumë e rëndësishme zhvillimit mendor tek unë është trajtuar në një shkrim tek "Historia e librit". Në familjen time kjo pjesë më është shpjeguar se nxënësit d.m.th në këtë rast prindërit e mi e kishin mësuar shkrimn në një pllakë guri ku shkruanin me tebeshir, të cilën e ngarkonin në çantë çdo ditë. Librat fillonin bashkë me fletoren diku në fundin e klasës së parë. Atëherë e shtjelloj këtë argument falë teknologjisë jemi, aty, aty me botën do thotë dikush? Jo nuk është këtu qëllimi i këtij shkrimi as nuk ka lidhje me antikuarizmin koleksionizmin, dhe as me mbylljen e disa degëve në universitet tona, në të vërtetë kam një ide se çfarë ndodh me popujt prodhues të teknologjisë dhe që janë të lidhur me trende e marka të tyre në nivel botëror. Ta shpjegojmë më thjeshtë, si ndihen italianët kur po zhduket fare prodhimi i veturave "Fiat", apo japonezët me veturat "Tojota", dhe gjermanët, si ndihen që po largohen nga veturat e tyre "Benz"? nga "superfuqi ekonomike" e makinave më të lira elektrike nga Kina dhe Koreja e Jugut apo vende të tjera.

Duhet të kthjellohemi për të kuptuar esencën e zhvillimit teknologjik të këtyre vendeve. Këto vende siç dihet u ngjitën në top listën botërore prej faktit se ishin vende të varfra ose me pasuri nëntokësore të pamjftueshme, prandaj u duhej që për hir të mbijetesës të zhvillonin në mëndjen e tyre idenë e së ardhmes së vendit për të ardhmen. Këto vende i dhanë prioritet hapjes së shkollave teknike për t'i paraprirë zhvillimit teknologjik dhe ende i ruajnë këto shkolla të nivelit botëror si pasuritë më të çmuara të kombeve të tyre. Patenta të markave të tyre në shumë industri gëzojnë njohje dhe prestigj të nivelit botëror. Janë për këtë arsye në 20 vendet më zhvilluara të botës. Kur i pyet qytetarët dhe intelektualët e këtyre vendeve, si po e përjetojnë këtë moment të ndarjes së tyre nga markat dhe patentat e tyre nacionale, ndihen shumë keq, ndihen vërtetë të poshtëruar, dhe kjo nuk është çështje e lehtë e shoqërive të konsumit? Ata e kanë ngritur identitetin e tyre kombëtar falë filozofisë së inteligjencës në teknologji. A do t'i pranojnë sfidat e importit nga shtete të tjera për hir të çmimeve konkuruese në treg? Sot e gjithë Azia do të vishet e të jetojë si perëndimi, por do thotë dikush ata fallsifikojnë produktet e Italisë dhe Gjermanisë? jo ore jo, ato e kanë kaluar atë fazë të urisë për çdo gjë të huaj, tani kërkojnë kualitet dhe brend origjinal, falë hapjes dhe internetit. Kur ty si shqiptar të pyesin se çfarë prodhimi keni origjinal dhe me çfarë teknologjie e keni kryer? Nuk ke faj se gjindesh keq, por si një vend i vogël me aq e kaq pasuri nëntokësore e mbitoksore, nuk të falet që të mos jesh një vend përpunues dhe të mos kesh asnjë lidhje me fjalën teknologji? Në Shkodër thonë akoma ora e "inglizit", e harruar për një moment se ka ndërhyrë politika në prishjen e të gjitha kombinateve, uzinave, fabrikave, reparteve mekanike, por edhe pse ato u zhdukën se nuk i duheshin Shqipërisë, për të prodhuar veç emigrantë dhe për pasojë edhe një përqindje të ulët trafikantësh e kriminelësh. Shikonë rrugëve të Tiranës çdo lloj malli, por edhe soba të ndryshme për ngrohje, nuk po përmend, lloje të ndryshme sistemeje ngrohjeje që kanë hyrë nga e gjithë bota.

M'u desh të pyesja, pse nuk është e përhapur teknologjia e energjisë me paneleve dieollore në shumë vende të Europës? përgjigja është fare e thjeshtë këto vende prodhojnë për vendet që kanë diell dhe nuk ulen temperaurat nën 5 gradë, sepse më tej thyhen pasqyrat që ato kanë prej uljes së temperaturave. Po ashtu në vende të tjera nuk mund të përdoret ngrohja me rezistenca në dysheme se krijojnë tharjen e ajrit, pra siç e shihni prodhohet për të tjera vende dhe shikoni se sa pak e vlerësojmë klimën, "diellin" "ujin" ndërsa duhet përdorim kaldaja e panele diellore, sisteme ngrohjeje në varësi të kushteve klimaterike të vendit, këto pasuri që na e ka dhënë natyra. Të kesh një bregdet të gjatë dhe nuk ke një kantier për riparimin e anijeve të vogla dhe të mëdha. Nuk ke një flotë peshkimi moderne? More duket sikur ky popull, nuk ka pas marrëdhënie me detin, kur në fakt që në historinë e lashtë të parët tanë ishin zotër të "Mesdheut!." Por kur nuk ke mendje politikanësh dhe inisiativa nga biznesi për t'i paraprirë me ndërtimin e shkollave teknike të ardhmes së vendit , rruga e vetme e tyre është aq e thjeshtë dhe vanale, sa mer një eskavator e shet hyrjen qysh në grop ku sakrifica dhe mundi më i madh mbetet leja e ndërtimit. Kodoshët politik pasi para zgjedhjeve janë të lidhur me këtë "kastë" ndërtuesish edhe janë bashkëpronar dhe bashkëautor të bërjes së ligjeve, në mënyrë që të mbetet ndërtimi i kullave e hoteleve e resorteve, si e vemja ekonomi në vend, por që të bëjnë ty si shtet një manaxhues të keq i parasë "nxjerrës jashtë i valutës".

Mesdhetarët dikur shquheshin si lëvrues të shumë fushave dhe përçuan në tërë botën kulturë dhe teknologji, ne shqiptarët i jemi kthyer historisë së origjinës sonë a thua se jemi pa atdhe? Ne nuk mund ta shpikim historinë me të, le të merren shkencëtarët e të gjitha fushave, por po nuk je një vend i lidhur me prodhimin dhe teknologjinë, nuk do të kesh një vend të pasur e të begatë dhe padyshim shkencëtar të pasur dhe të vlerësuar nga bota. Më mirë të hapet një ekspozitë për historinë e prodhimit shqiptar, qysh në kohën kur përpunonim metalet, barutin, prodhonim armët e stolitë, anijet, fustanellat, intrumentat muzikor, bulmetrat, veglat e punës, gjithçka që ka prodhuar e prodhon në mënyrë, që të ngjallë ndër breza ndjenjën e besimit tek vetja dhe të mos flasim vetëm për lakrorin, qoftet e flinë, si arritje origjinale të prodhimit shqiptar. Tani po shkoj të shikoj në një lagje të Tiranës një lloj peshoreje me gurë, për pesha mbi 100 kile, të cilën e përdorte në Tiranë familja Mema dikur në vitet 1900. Radiot dhe televiorët që prodhoheshin dikur, çdo ditë po zhduken nga sytë tanë, ka mbetur peshku me ngjyra prej qelqi i fabrikës së qelqit Kavajë dhe disa prodhime plastike të uzinës NISH Goma Durrës, dhe pak nga arturinat e porcelanit të Korçës, pak nga poçeria e Kavajës. A se m'u kujtua pak përpara dy javësh është shitur një nga traktorët e prodhuar në vend, se antikuaristët dhe koleksionistët e huaj nuk hanë bar? Do vij një ditë ndonjë bos i huaj, e të hapë ndonjë ekspozitë me prodhimet tona, dhe do të na duket si albanologët e dikurshëm që po zbulonin Shqipërinë romantike.


Kastriot KOTONI

Lini një Përgjigje