Tre rreshta kartë për Ardian Klosin...

11 Maj 2025, 12:22Kulturë Adri Kalaja

Tre rreshta kartë për Ardian Klosin...


Njëherë e njëkohë unë si gjithë të tjerët kemi bërë biologji dhe njëherë e njëkohë, unë si gjithë të tjerët kam pyetur veten se pse i ngjajmë aq shumë njëri tjetri. Teksa po shkruaj këto rradhë më vjen në mendje termi "lëçitje" që përdor Ismail Kadare kur malësorët linçojnë, anatemojnë, përjashtojnë, mënjanojnë dikë. Po pse e bën malësori i ri një gjë të tillë?


Këto pyetje morën fund kur i bëra një lexim librit të Ardian Klosit "Te kundërcjapi" dhe kuptova se pse talenti gjithmonë sulmohet derisa vetëvritet. Nga poezia "ti je një I" me jehonën e Rimbaud dhe deri te ëndrrat në avion e përplasja pastaj në divanin e Edi Ramës ai nuk krijon tjetër vetëm portretin e një njeriu që e donte jetën.

Enter vëllezërit myslimanë. (Klosi përktheu Salman Rushdien, një shkrimtar që i djeg veçanërisht bythëpërpjetëve injorantë teheranofilë).

Këto pyetje marrin fund kur shikon sesa shumë profetë po bëhen çetë dhe sa shumë vëllezër myslimanë falen të premtën (lexo: xhumanë) te xhamia afër bibliotekës dhe më e rëndësishme, sa bosh është ajo bibliotekë. Ne nuk jemi më bijtë e prindërve tanë ne jemi bijtë e zotit, zotit me të vogël, zotit të vogël, jo erjon braçes.

Shumë miq të mi e kanë kundërshtuar, por unë vazhdoj të jem i mendimit se për injorancën karakteristike të kësaj ane të kufirit me Kosovën një pjesë e madhe e fajit i shkon xhihadizmit shqiptar, më saktë intelektualëve të shitur shqiptarë.

Nuk po përmend emra se nuk dua tja lodh kokën njerëzve. Më saktë po përmend veç një emër. Një libër. Te Kundërcjapi, nga Ardian Klosi. Njerëzit fillojnë e bëjnë biografizma, njerëzit fillojnë e gjurmojnë historinë (histerinë) partiake të të gjithëve.


Kjo nuk i shërben askujt. Por, si patericë e Turqisë, Shqipëria duhej të kishte një islam më të qytetëruar, një islam më politik dhe jo një islam banal të mbetur te zanoret dhe poezia bejtexheshë.

Te "Bora" Orhan Pamuk flet për një urdhër vetëvrasësish me urdhra nga xhamixhiu apo mirëmbajtësi i halesë së shenjtë (lexo:hoxha) që vinin në shenjestër njerëz me pikëpamje moderne dhe i anatemonin, linçonin dhe nxirrnin në pazar. Ksenofobi e pastër! Kjo kam përshtypjen se ka ndodhur në rastin e Klosit. (lexo "Van Gogh i vetëvrari i shoqërisë").
Kam përshtypjen se një pjesë e madhe e vëllezërve myslimanë nuk marrin vesh nga kalemi dhe nga proza. Në fakt kam përshtypjen se ato pajtojnë mercenarë për të mbrojtur çështjen islame në hapësirën sado të vogël shqiptare dhe intelektuale.

Mendoj se islamofobët më të mëdhenj janë islamistat vetë.

Ato e dinë fort mirë se islami është i pambrojtshëm për arsyen se thjeshtë thënë, nuk është modern, prandaj pajtojnë ish drogaxhinj dhe ish kurva shtetërore për "me i vënë lodrën" dhe "gabelizuar" dhe për të përqeshur dhe tallur intelektualë si Ardian Klosi, ateistë dhe me zemër komunistë, pavarësisht se të jesh komunist sot nuk lejohet të thuhet, as të përmendet, sepse është demonizuar kaq shumë sa fëmijët stë kuptojnë, të rriturit të injorojnë.

Prandaj Ardian Klosi duhet parë si intelektual dhe jo shqiptar, Ardian Klosi nuk duhet parë me bythë përpjetë dhe kokën mes shalëve. Ardian Klosi duhet parë, vetëvrasja e tij duhet parë, si fillimi i tragjedisë që po jetojmë sot. Selamalejkumshkërdhatacion.

Në fakt, vetja në këtë shkrim më kujton historinë e atij vëllaut mysliman që i dhashë një libër dhuratë dhe nuk e pashë më.

7 Komente

  1. T
    Toni

    Mediat Serbe vetem Klosin nxjerrin kur thoshte Skenderbeu nuk eshte Shqiptar. Deme i ka sjelle Shqiperise. Zero respekt.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teodor

      Liberal ishte. Por anti Shqiptar mendoj. Globalist pa ngjyre. Fiks Sorros. Nje hero te vetem Shqiptar e nxorri Serb.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emilio

        E paska bere nje te mire qe ka perkthyer Salman Ruzhdi. Per te tjerat.....

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazi

          Sorrosiani number one, ish spiun i Sigurimit aq sa spiunoi edhe shokun e ngushte, edhe ai spiun, çuni i Bilbilit, xhelat me damke.

          Përgjigjjuni
          1. #
            #

            Nje urti thot "mjekrra nuk te ben filozof". Edhe vetvrasja nuk e ben Klotzin karakter pozitiv e as madheshtor. Siq thoshte Migjeni, ai thjesht i ra ketejpari per ne theqafje.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Marie

              Sa urrejtje e perbuzje qe ndjej ne shkrim...je per te ardhur keq...gjynah......

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dhimbia e madhe Popull!

                Keq me vjen po skam c'te bej vec; *TE UROJ komentuesit- *Marie*sa *Toni*...Dhimbia e madhe-POPULL!... *Dhimbia e madhe Popull*

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje