“Vajza e luleve” në Korçë, teatri me kukulla argëtues dhe plot mesazhe për të vegjlit

9 Mars 2025, 14:13Kulturë TEMA
“Vajza e luleve” në Korçë, teatri me kukulla

Shfaqja me kukulla “Vajza e Luleve” rikthehet për vogëlushët e Korçës, duke sjellë një botë plot fantazi dhe mesazhe të rëndësishme edukative.

E përshtatur dhe e vënë në skenë nga regjisorja Shegushe Bebeti, kjo shfaqje jo vetëm i argëton fëmijët, por edhe i mëson vlera të rëndësishme përmes një rrëfimi tërheqës.

Interesi i vogëlushëve për të ndjekur këtë shfaqje ka qenë i madh. Një pjesë e tyre vinin për herë të parë, por shumë të tjerë kanë ndjekur çdo shfaqje që është vënë në skenë.

“Vajza e Luleve” do të vijojë të emocionojë të vegjlit edhe ditën e diel, duke u dhuruar atyre momente të paharrueshme dhe një përvojë unike artistike.

Lini një Përgjigje