Kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video përmbledhëse të veprimtarisë kulturore në trevat shqiptare.
Në video shihen turistë që po vizitojnë site arkeologjike apo shfaqje të ndryshme turistike. Përgjatë vitit 2024 janë mbështetur rreth 2300 evente kulturore, rreth 25% më shumë se në vitin 2023.
Këtë vit ka pasur gjithashtu rekord vizitimi në sitet e trashëgimisë kulturore, rreth 1.3 milionë vizitorë +30% më shumë vizitorë se në vitin 2023.
Gjatë këtij vitin patëm shansin të ishim mikpritës dhe të Javëve Kulturore ndërkombëtare me 21 Shtete pjesëmarrëse dhe 250 aktivitete nga 360 artistë.S
Shqipëria mori pjesë dhe Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia me punën e artistes Iva Lulashi të titulluar “Love as a Glass of Ëater” që pati sukses të paparë ndoshta dhe për shkak të natyrës së saj transgressive.
Gjithashtu vetëm pak kohë më parë u rihap i restauruar Teatri i Kukullave falë mbështetjes së paçmuar të EU4Culture.
Gjithashtu falëm mbështetjes së EU4Culture u përurua dhe Muzeu Etnografik i Krujës. Gjithashtu vijojnë punimet për restaurimin e Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura si pjesë tejet e rëndësishme e Infrastrukturës Kulturore.
Gjithashtu vijojnë punimet për Infrastrukturën e Teatrit të ri Kombëtar me hedhjen e themeleve ashtu si punimet për “Qendrën kombëtare të kulturës për fëmijë”.
Rijëtezimi i trashëgimisë kulturore dhe ndërtesave të vjetra ishte një prioritet dhe premtim i mbajtur nga Ministria e Kulturës nën drejtimin e ministrit Blendi Gonxhe.
Arti në hapësirat publike nuk ishte një mungesë me “Teminal for Tirana” që erdhi për gjithë dashamirësit kuruar nga Tirana Art Lab dhe nga duart e arta të Karolina Halatek.
Gjithashtu “Foleza” realizuar nga Vasil Dhiamandi dhe Krisiko Studio. Edhe festimet për 80 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë ishin një ngjarje kulturore.
Si qershia mbi tortë Kcimi i Tropojës hyri në UNESCO si pjesë e listës përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. A.K./TemA
NGJARJA ME E RENDESISHME PER 2024 DHE PER DEKADA ESHTE SE NUK KA ME QYTETAR A FSHATAR SHQIPTAR QE NUK KA KUPTUAR SE PER KE PUNON KY PALO SHTET E KJO KLASE KASTE POLITIKE! ANTISHQIPTARE E GJITHE VEPRIMTARIA E TYRE DHE HAPTAZI FARE, PA PATUR FRIKE, SEPSE BOTA, NATO ETJ DO JU MBROJNE JU KOPILAVE TE PUSHTIMEVE, HAJDUTEVE DHE KRIMINELEVE QE OFRONI MBANI E USHQENI. IA KENI FUTUR VETES. RROTACIONI VERI JUG DO TE NDEZE DHE SHPEJT E PA KOSTO!!!! JU DOREZONI GJENE E VJEDHUR, ZHBENI KONTRATAT E PAZARET ME PLEHRAT E MAFIEN E BOTES DHE PRISNI NE SHTEPI GJYKIMIJ E ZOTIT DHE TE POPULLIT QE JU KA TOLERUAR SHUME JU, MOSMIRE JOHES GJENETIKE DHE ORDINERE!
Banori I shpelles nuk oriontohe
O HALETE E TEMES, PSE. MO TEK RUBRIKA KULTURE FUTET KY POSTIM?!!!!!!
Berisha do ta fute Ramen ne burg, dhe mire do tia beje. Po halli yne si do behet, sepse fara e keqe e Saliut nuk largohet me vote jo. Amerika na bere pashqesh Ramen e Rama po na ben peshqesh Berishen perseri.