VIDEO/Turistët nga Stokholmi në Berat: Ua rekomandojmë të gjithëve ta vizitojnë

30 Prill 2025, 14:30Kulturë TEMA
VIDEO/Turistët nga Stokholmi në Berat: Ua rekomandojmë të

Numri i turistëve që zgjedhin të vizitojnë qytetin e Beratit është gjithnjë në rritje. Ata shprehen të mrekulluar me natyrën dhe objektet e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, solli opinionet e dy turistëve, Sabina dhe Sindra, që janë mahnitur nga trashëgimia e Muzeut “Onufri” dhe ikonat shekullore që rrëfejnë historinë shqiptare.

Sabina dhe Sindra janë dy turistë suedezë, të ardhur nga Stokholmi, që kanë vizituar Beratin për disa ditë.

“Ishte shumë bukur t’i shihja ikonat fetare nga aq afër, këto punime origjinale. Ua rekomandojmë të gjithëve të vizitojnë Beratin dhe Muzeun”, thotë Sindra në videon e postuar në rrjetet sociale.

Koleksioni i Muzeut “Onufri” përbëhet nga 196 ikona dhe objekte liturgjike të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Muzeu i Ikonografisë “Onufri” është organizuar në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Marisë”, në Kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin “Onufri”, kushtuar kryemjeshtrit të pikturës ikonografike shqiptare në shekullin XVI. Katedralja sipas mbishkrimeve që mbart rezulton të jetë rindërtuar në vitin 1797 mbi themelet e një kishe më të vjetër të periudhës bizantine. Ajo përfaqëson një nga arkitekturat më tipike pasbizantine në qytetin e Beratit. /ATSH/

3 Komente

  1. i
    islamist-komunistet, keta perverse te rinj

    I thoni dhe kryevezirit, qe eshte me formim por me shume me karakter te mangut, qe Berati, me pasurine monumenteve te shumta kishtare, qe i perkasin kultures shekullore europiane dhe me konfigurcionin teper te vecante gjeografik eshte nje thesar i vertete boteror. Por cingijet e kryevezirit dhe dylberet e tij, ashtu si dhe vet ai, qe sillen me kete vend dhe kete popull sikur te jete prone e tyre, kane nje kujdes te munguar deri ne dimension shkaterrimtar kriminal historik, per monumentet kishetare dhe permbajtjen e tyre, por dhe vet qytetin e Beratit, e kane lene jashte asaj vemendje dhe trajtimi, qe ai meriton. Por vec, ne ndjekje te interesave te tyre te vogla, qe rrjedhin nga formimi i tyre difektoz, ekspoze, vec per qytezen e Gjirokastres, kur dhe Hoxha vet qe ish nga ky qytet, kur i jepte keshilla te rinjve te Gjirokastres u thosh: Duajeni Gjirokastren, pasi eshte qyteti me i bukur i Shqiperise, pervec Beratit.Dhe per ate bote qe ai kish pare duhet besuar dhe per me teper, kur ngre bukurit e te tjerve, mbi ato te vetes.

    Përgjigjjuni
    1. P
      POLLOGU ARBNOR

      Mora përpjetë kalanë (Arriva majën e jetës); Edhe zbrita tatëpjetë (dhe nisi rrokullisja e jetës sime, pasi u ndava nga xhanani); Ç u zemërova me xhananë ; Kuku qyqja, ç më ka gjetë; Ik prej meje çuni i vogël; ik prej meje gjetsh belanë /Ç pata që të takova; ç pata që zura sevda / vuajtje e vuajtje nga dashuria platonike/ Si t ia bëj! / Do vete t i them ca dërme / Do vete ta lus xhananin /; Hiqe prej meje sevdanë /T iu japim fund vuajtjeve tona dhe, sikur, zgjidhja paskësh qenë deklarimi t iu japim fund ëndërrave tona që shpie në tragjikën e ndarjes : Of, of, of of, aman, aman; lule ç më dogje xhanë; of, of, aman medet dhe në VDEKSHA DHEU S MË TRETë ! Kënga perlë, një nga kryeveprat e artit poetik shqiptar, të shpallet pasuri e UNESCOs, ndërsa turistëve t iu servohet së bashku me interpretimin prozaik të saj, shoqëruar nga disa versione këndimi: Hzrie Saraci, Kosma, Babunja. Dehem derisa përjetoj aromën e saj muzikore...

      Përgjigjjuni
      1. P
        POLLOGU ARBNOR

        Berati është më i këndshmi qztet shqiptar falë edhe këngëeve tëe shumta burimore / aroma muzikore freskon, ushqen, ndricon bukurinë ndërtimore. PERLA, PERLA, PERLA. Shumica e qztetarëve njerëz me shpirt civilizimi shqiptar-arbnor. SHQIPËRIA, nuk do kalojnö shumö vite, do böhet kopshti i Evropës. Do jetö privilegj të jetuarit në perlën ARBËNI !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje