Mjeshtri i Madh vjen në këtë ekspozitë personale me 30 vizatime, që për Gazmend Lekën është një bashkim i krijimtarisë së tij të thërrmuar ndër vite.
Vepra e Gazmend Lekës, na fton në një dialog kulturor e estetik të rrallë. Këto vizatime përbëjnë një seri të jashtëzakonshme subjektesh e temash që përshkruan krijimtarinë e tij në 45 vitet e fundit.
Gazmend leka është një prej zërave më autentikë të viteve të fundit në Shqipërinë e tranzicionit. Ai njihet për teknikat eksperimentuese dhe guximin përballë të panjohurës.
Gazmend Leka ka lindur në Tiranë me 11 Tetor 1953 dhe me 1978 kryen studimet e larta në fushën e artit, disiplina pikturë. A.K./TemA
Lini një Përgjigje