Teatri “Migjeni” u mbush me emocion, art dhe duartrokitje të gjata, teksa sopranoja Inva Mula dhe pianisti Genc Tukiçi sollën koncertin “Voyage, nga Shkodra në Paris”, një udhëtim muzikor që bashkoi kulturat, ritmet dhe shpirtin e qytetit.
Në sallë ishte i pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ndoqi koncertin i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci. Repertori i mbrëmjes ishte një kombinim elegant mes himneve të muzikës franceze dhe jareve shkodrane.
Nën drejtimin e Elda Laros, Orkestra Simfonike e Shkodrës performoi me finesë, ndërsa Kori Polifonik “Prenkë Jakova”, e ftuara Isabele Eve Poro dhe këngëtari Glerdit Turmetaj i dhanë interpretimit një dimension tjetër. Pas koncertit, Inva Mula u shpreh për vazhdimësinë e projekteve artistike që e lidhin me Shkodrën.
Genc Tukiçi dhe Elda Laro e përjetuan mbrëmjen me një emocion të veçantë për të gjithë të pranishmit e shumtë në sallë.
Koncerti “Voyage” u shndërrua kështu në një nga mbrëmjet më të bukura kulturore të këtij viti në Shkodër, duke lënë gjurmë të forta në publikun e pranishëm në Teatrin “Migjeni”. A.K./TemA
Po çne qe kame shkua islamiket ne opera Apo koncert???? Maximumi beneti ti çoje matan ures se Bunes se aty i perkasin edhe ky vete.
Ke rrjedhur. Të është bërë mëndja fe. Opiumi të ka hyrë thellë.