Rama: Kam dëshirë të shfaq në Parlamentin Italian dokumentarin e Rudina Xhungës

22 Nëntor 2025, 20:41Kulturë TEMA
Rama: Kam dëshirë të shfaq në Parlamentin Italian

Sipas Kryeministrit Rama, shpeshherë mjafton një shkëndijë, nje individ, një libër, apo në këtë rast, një film. Ai ia atribuoi drejtpërdrejt gazetares Rudina Xhunga meritën për nxjerrjen në pah të shpetimit te mijera ushtareve italiane gjate luftes nga populli shqiptar.

“Mbase historia ka pritur Rudina Xhungën, - tha Rama, duke theksuar rolin vendimtar që media dhe arti luajnë në formësimin e kujtesës kolektive.

Një film, një shfaqje teatrale apo një libër mund të krijojnë një 'zinxhir' reagimesh që e gdhendin një ngjarje në ndërgjegjen publike.

Ndërsa dokufilmi për shpëtimin e ushtarëve italiane, do të përfundojë së shpejti, Rama shprehu dëshirën për ta shfaqur atë në Parlamentin italian, si një mënyrë për të institucionalizuar këtë kujtesë të përbashkët dhe për të festuar vlerat morale që i bashkojnë dy kombet/dritare.net

 

8 Komente

  1. L
    Lemi

    Debil ne shqiptaret e dime. Nga viti 44 me Ka treguar gjyshi. Qe ne familje Kane mbajtur dy ushtare italian mbas. Kapitullimit. Te italalise ne 43

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      italia na pushtoi o debil ti tregon italianve si kombi debil skiptar nuk luftoi armikun si gjithmon duke lepire koqet armikut bravo greqia qa ja kiu ropt italianve

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jashte orbite

        Ik, o milet se po po permbyt vendi. Ose lere detyren e merru me dokumentar.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kemi shpetuar dy popuj nga vdekja

          Zoti Rama, jepja detyre shtepie historianeve qe te punojne ne kete fushe. Te mbledhin fakte nga populli. Njezet e pese mije italiane kane jetuar ne mijra familje shqiptare. Familja e nenes sime mbante dy ushtarake italine ne shtepine e tyre, deri ne clirimin e Shqiperise. Por ajo qe tregon zemren e madhe te popullit shqiptar eshte qe forcat fashiste italiane, kur u qelluan nga dikush ndersa kalonin neper rruget e Kurveleshit, ata u versulen ne fshatrat aty rreth dhe kapen ndersa flinte nen hijen e nje peme xhaxhain e nenes sime. E vrane para femijve dhe grave, dhe i vune flaken shtepise me femijet dhe grate te mbyllura brenda shtepise. Edhe pse familja kaloj neper keto tmerre te fashisteve, ata u treguan zemergjere dhe mbajten ne shtepine e tyre dy italiane deri ne atdhetesimin e tyre. Une nuk i mmbaj mend emrat e tyre, sepse kane kaluar kaq shume vjet, por keto historira duhet te mblidhen dhe nje muze duhet krijuar qe te tregoje zemergjeresine e shqiptareve ndaj popullit italian. Sigurisht, qe ne ate kohe une kam degjuar nga familja qe ishte edhe nje udhezim i komandes se atehershme te ushtrise clirimtare te Shqiperise, qe ushtaret italiane te mbroheshin. Dhe keshtu u be! Kemi shpetuar dy popuj nga vdekja e sigurte: Hebrenjte dhe Italianet. Meritojme te nderohemi dhe respektohemi per kete zemergjeresi te paprecedent ne historine e botes.

          Përgjigjjuni
          1. G
            GOSTIVARI

            kemi SHPËTUAR. SI TA SHPËTOJMË VETEN NGA INJORANCA E POLITIKËS KOMBËTARE E POLITIKËS SË AFIRMIMIT TË VLERAVE KOLOSALE HUMANISTE SHQIPTARE. HISTORIA E FAMILJES SATE SHQIPTARE, PO SHQIPTARE, MË LA PA MEND! E MADHËRISHME, MUZEORE. MUZEU I HUMANIZMIT SHQPTAR. MECJA I KRUJËS VURI PENG ME HEBRENJTË DY BIJTË E VET. SHPËTUAN QË TË GJITHË. POLITIKANËT TANË, MJERANË. THESARI I KULTURËS HUMANISTE SHQIPTARE TË SHNDËRROHET NË MUZE TË HUMANIZMIT SHQIPTAR. IDE. JU DUKET ME VEND? APROVONI!

            Përgjigjjuni
          2. R
            Rudina eshte model i femres shqiptare

            Bravo Rudina.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Laura

              Rudina e dashur, kete histori e njoh mire, pasi gjyshja dhe babai na kane folur per ushtaret dhe oficeret e strehuar tek ne gate luftes. Babai im kujtonte shpesh here episode dhe I kujtonte keta djem me dashuri e mallengjim. Pak dite me pare isha tek nena ime dhe cuditerisht ju kujtua femijeria kur luanin me vellane e motren e vogel. Ju kujtua si luanin se bashku me nje ushtar italian te strehuar tek cifligu i tyre. Kjo histori njihej mire, por pershperitej vetem ne familje. Mu kujtua babai i Albano, qe nuk harronte familjen permetare ku ishte strehuar dhe si kishte arritur te vinte ne Shqiperi ne 80' ( fale fames se Albano). Te shoqeruar shkuan ne Permet per te gjetur kete familje e per ti falenderuar, por nuk arriten ti gjenin edhe pse u angazhua gjithe aparatura e asaj kohe. Pse? Une e kam nje ide.. Ju jeni gazetare e mund ta zbuloni. Do dilte nje film i bukur. Rudina e dashur, nuk kane faj italianet nese kjo histori e bukur eshte harruar. Kjo eshte fatkeqesia e kombit tone, e bukura ne tere keto vite u harrua, u perndoq, dénua dhe shpesh u vra. Histori te bukura kemi plot, se jemi popull me tradita te bukura e te vyera. Keto tradita i kemi kaluar brez pas brezi neper shekuj e shpresoj te Mos vazhdojne te harrohen apo shperfyterohen, por te ngelen te pasterta e te dlira.

              Përgjigjjuni
              1. G
                GOSTIVARI

                E DHIMBSHME! LAURA TË PËRQAFOJ ME DASHURI E MËRZI. SI U HARRUAKAN KËTO VEPRA MITIKE!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje