Mozart dhe Bethoven vijnë në TKOB

22 Nëntor 2025, 12:44Kulturë TEMA
Mozart dhe Bethoven vijnë në TKOB

 Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit solli mbrëmë për publikun shqiptar koncertin “Mozart & Beethoven”, një mbrëmje ku u përjetua fuqia e dy gjenive të muzikës klasike në të gjithë potencën e saj artistike dhe shprehëse.

Repertori i mbrëmjes nisi me veprat e ndriçuara dhe elegante të Ëolfgang Amadeus Mozart dhe përfundoi me harmonitë e qeta pastorale të Ludëig van Beethoven.

Nën dirigjimin e maestro Peter Michael Garst, skena e Teatrit u shndërrua në një hapësirë ku u bashkuan dy epoka, dy stile dhe dy vizione të mëdha muzikore.

Interpretimi i tij solli një ekuilibër të veçantë midis delikatesës së Mozartit dhe fuqisë lirike të Beethoven-it, duke e bërë mbrëmjen një përvojë të paharrueshme për publikun.

Audienca u zhyt në tingujt e muzikës, duke ndjerë delikatesën e Mozartit dhe qetësinë e harmonive të Beethoven-it. Çdo notë dukej se fliste drejtpërdrejt në zemrat e të pranishmëve, dhe duartrokitjet e gjata pas secilës pjesë shprehën emocionin e përbashkët që mbizotëroi në sallë.

Dirigjenti Peter Michael Garst u lind në Ëorms, Gjermani, dhe ka shërbyer si dirigjent kori, dirigjent skenik dhe drejtor kori në Teatrin e Operës së Zyrihut.

Më pas, ka qenë drejtor muzikor i operave, operetave dhe muzikaleve në Stadttheater Ëinterthur, Zvicër, pra siç e shikojmë, ai ka pasur një karrierë mjaft të pasur.

Karriera e tij përfshin koncerte në qytete të ndryshme të Zvicrës (Berne, Solothurn, Aarau, Lucerne, Burgdorf, Konstanz), si dhe shfaqje dhe opera simfonike në teatro të njohura të Gjermanisë, Austrisë, Italisë dhe Spanjës.

Repertori i tij përfshin muzikën klasike, operën, simfonitë, operetat, muzikalet dhe baletin, duke interpretuar kompozitorë që nga Lasso, Monteverdi dhe Handel, deri te Verdi, Strauss, Mahler, Bartok dhe Schönberg, të gjithë këto emra gjigandë të muzikës. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje