Nga Namir Lapardhaja
1.
Pas marketingut dhe reklamës së madhe, “Jam mysliman” i Ben Blushit ia arriti të fokusohet te përmbajtja provokuese dhe jo te natyra e saj letrare.
I perceptuar gabimisht si roman, në thelb, libri ka një natyrë eseistike dhe publicistike, ndonëse synon të zhytet në një strukturë rrëfimtare.
Se çfarë është letërsi dhe çfarë nuk është nuk ka të bëjë as me çështje pëlqimesh, as me çështje besimesh, as me ndjenja apo ide të gjithsecilit, sepse, çfarë është apo nuk është letërsi, është sqaruar që prej antikitetit dhe deri te teoritë moderne, sipas të cilave, ky lloj ‘zhanri’ që synon të eksperimentojë Blushi nuk ka të bëjë me letërsinë artisitike.
2.
Një nga kushtet e rëndësishme që e dallon qartazi letërsinë nga publicistika është distanca mes autorit dhe rrëfimtarit. Letërsia funksionon atëherë kur autori zhduket, kur nuk dallohet zëri i tij dhe kur personazhet fillojnë dhe jetojnë veçmas tij. Në librin e Blushit kjo ndarje dhe kjo ekzistencë nuk realizohet, sepse rrëfimtari është thjesht Ben Blushi në formë të zhvendosur, me të njëjtat ‘shqetësime’, të njëjtat tematika, ide apo mënyrë të foluri dhe të menduari. Kështu lexuesi nuk merr të lexojë universin letrar, por futet në një debat shterp, ku dihet se ku do të përfundojë, për shkak se më parë ka parë në televizor autorin që i drejtohet publikut me idetë politike, komentet historike apo provokimet e qëllimshme sociale. Kjo e zhvendos librin automatikisht në eseistikë.
3.
Problemi tjetër i librit të Blushit është riciklimi i ideve. Pra, duket sikur të njëjtat ide të librit të tij të mëparshëm ‘Të jetosh në ishull’ janë ricikluar te ‘Jam mysliman’ në formë dhe mënyra të tjera, me personazhe dhe kohë tjetër, mirëpo thelbi mbetet i njëjtë. Duket se e gjithë përpjekja ‘artistike’ e Ben Blushit, siç janë çështjet e identitetit, raportit të fesë me shoqërinë apo kritika ndaj historisë, janë po ato që autori i ka zhvilluar në editoriale, në artikuj, në intervista dhe polemika. Në vetvete një gjë e tillë nuk është e ndaluar në letërsi, mirëpo ajo ka ligje dhe rregullat e veta, sepse kur një ide futet në territorin e letrares ajo duhet të transformohet në mënyrë të padukshme, ‘hileqare’, të fshehtë, ‘të eci për qejfin e vet’. Në letërsi idetë trupëzohen në personazhe, konflikte apo tensione estetike, ndaj ato nuk mund të shfaqen si fjalime të gatshme dhe si leksione të kthyera në dialogë lehtësisht të dekodifikueshëm.
“Jam mysliman” si edhe “Të jetosh në ishull” shfaq të njëjtin model: tezat janë përpunuar paraprakisht në mënyrë laboratorike, nuk ka asgjë spontante apo që lexuesi do ta zbulojë gjatë leximit, sepse paraprakisht ai e di që personazhet janë aty vetëm për të mbajtur idetë e autorit, që janë lehtësisht të ditura se ku të çojnë. Dhe kjo është karakteristikë e publicistikës, jo e letërsisë.
3.
Një tjetër element thelbësor që e dallon letërsinë nga eseistika apo publicistika është ajo që quhet ‘horizonti i pritjes’, që është karakteristikë për letërsinë, ndërkohë që mungon tek e para. Provokimi dhe zhurma tërheq lexues, ndërsa vlera letrare kërkon kohë, heshtje dhe ndjeshmëri që nuk vjen menjëherë. Duke e ditur këtë mekanizëm, Blushi, por jo vetëm ai, prej vitesh ka ndërtuar një model që nuk ka lidhje me letërisnë: ai provokon, hap debat dhe shet librin. Kur provokimi dhe debati bëhet mjet kryesor, këtu mbaron letërsia. Një roman nuk mund të ndezë tituj gazetash, por ai mund të nxisë dritare të brendshme te lexuesi.
“Jam mysliman” provokon si editorial, si koment politik, si tezë ideologjike, sepse është produkt i publicistikës së autorit. Ai nuk provokon dhe ndez debate për vlerat e tij letrare dhe artisitike.
4.
Në këtë kuptim, libri i Blushit rezulton një tekst me autor thellësisht të ekspozuar në ato që thotë, me ide të ricikluara, thuajse, në çdo libër, një rrëfim lehtësisht i dekodifikuar nga biografia e autorit dhe një vepër në funksion të debatit publik, jo të krijimit artisitik. Të gjitha këto janë tipare të një eseje të gjatë publicistike, por kurrsesi të një vepre artistike, aq më tepër të një romani. Ndaj “Jam mysliman” mund të lexohet siç është në thelbin e tij, si një tekst polemik, si shkruar në formë narrative, por që nuk i përket letërsisë së mirëfilltë artisitike. Kjo nuk e bën librin më të keq, por thjesht e vendos në vendin e vet. Pavarësisht kësaj, edhe si polemikë libri i Blushit nuk qëndor, sepse, përsa kohë që nuk ka asnjë reagim nga komuniteti i stigmatizuar nga ana e tij, ia rrëzon të gjithë tezat e paraqitura në libër dhe në debate. Në një farë kuptimi, Blushi i frikësohet diçkaje që nuk ekziston përveçse në kokën e tij.
Letërisa noton në ujra të tjerë, më të thella, më të paqta, më të ndërlikuara dhe, mbi të gjitha, më të sinqerta në heshtjen artisitike, larg zhurmës dhe rrëmujës mediatike.
Shume vemendje I ke kushtuar o Namir. E njoh mire letersine e Blushit e cila ne teresi mbetet spekullative e mbuluar me velenxat e cmimeve te dhena prej bythelepiresve qe I kemi me shumice. Desha tè them se kjo lloj letersie, si cdo gje spekullative, eshte jete shkurter. Me tipike kjo shprehet tek romani Kandidati ku I eshte qepur me buke ne traste Sejdinit. Tek romani I fundit shpreh nje ambicje edhe me te madhe duke enderruar skandal te tipit Salman Ruzhdi.Gabimi I tin eshte se ne Shqiperi jane te pakte ata fundamentalist qe mund ta ndihmojne Kjo e ndihmon per ti rrit lexushmerine, por s'te le asgje ne mendĵe dhe harrohet shpejt.
Mirë e ke thënë. Në fund të fundit, shkrimtar nuk është ai, që shkruan, por ai, që lexohet.
Namiri flet këtu për një ndarje të prerë mes letërsisë dhe publicistikës
Çfarë FALSIFIKIMI nga REDAKSIA! Komenti im përbëhet nga dy paragrafë të mirëzhvilluar, ai është i argumentuar dhe referohet në dijet profesionale. Të paktën, dërgojani Namirit komentin, që të mos nxitohet kur shkruan dhe shprehet teorikisht!
Ne Evrope Ka dekada qe bie kembana. Blushi, mire a keq, eshte i pari qe i bie ne Shqiperi per publikun shqiptar. Vetem veshet e tu te shurdher ende nuk po degjojne gje. Pastaj bini nga fiku kur nje horr me dy pare ne Tirane blen nje 15 vjecare nga familja per grua te trete a te katert, me dy letra bakalli para imamit. Une jam per ateizem dhe shtet laik. Nuk dua qe as kisha e as xhamia te fusin hundet ne jeten publike te nje shteti modern evropian, Sic e duan shqiptaret. Por te vetmet sulme ndaj laicitetit te jetes publike sot po vijne nga fanatizmi dhe obskurantizmi i bastioneve islamike. Shqiperia nuk eshte ishull dhe dallget qe perpiqen te permbysin traditen shekullore laike po na lagin edhe ne.
OK aktualitet , i ke thënë të gjitha .
O zullap. Ketu flitet per letersi e jo per sa gra do te marrish ti me Blushin. Letersia e kegij autori eshte vari leshte, si dhe e mjaft te tjereve we pretendojne se bej e letersi.
Zullap je ti që e ke trurin sa një kokërr arrë dhe llogjikën si të një fëmije kopshti! Nuk ka rëndësi se sa talent për të shkruar libra ka Blushi, por në këtë rast rëndësi ka tematika që ai trajton. Vetëm islamikët trushpëlarë nuk duan ta kuptojnë rrezikun që po i vjen botës nga islami politik që ka marrë kot dhe kërkon ti imponojë botës ideologjitë diktatoriale të tij. Kjo është gjëja thelbësore që të gjithë ne duhet të shqyrtojmë dhe të kemi një diskutim të hapur dhe produktiv. Feja nuk ka punë në shtet laik, qoftë kristianizmi ortodoksizmi apo islamizmi e ku di unë çfarë tjetër. Çdo njeri është I lirë të besojë në çfarë të dojë dhe nuk është nevoja të rrahë gjoksin sepse është mysliman dje kjo gjë qënka nderi më i madh që ju bëka dikujt! Kambanat e alarmit po bien fort për të gjithë botën, mbetet të shihet se në çfarë veshësh po bien dhe çfarë masash do merren para se të jetë shumë vonë dhe gjërat nuk shkojnë në një përplasje fatale midis dy ideologjive!
Letërsi është të japësh një mesazh me zemrën hapur. Të tërheqësh njeriun në mrekullinë e gërmave të rreshtuar rrjedhshëm,ndjeshëm,me logjikë,maturi e me efekte suprizuese. Të "hapësh" tabunë si një guackë që përmban perlën e mendimit tënd. Letërsia fillon në titull. Të shkruash JAM MYSLIMAN kur je i krishterë,është një gjetje e mjerë që kërkon blerës e jo lexues. Letërsia kurorëzohet me fjalinë e fundit që duhet të godasë si çekan çdo gërmë të librit por edhe mëndjen e lexuesve...paskëtaj.
Mos I jepni hapesire mendimeve orientale. Keta nuk kane lidhje me kulturen Europiane.
Kam lexuar romanin e pare te Blushit Tejetosh ne ishull dhe nuk mendova keq edhe se shume njerez e quanin provokim , une vet jam laik por nuk e kam lexuar kete te dytin qe te gjykoj idete e romanit , por ne menyre subjektive per kete tematike nga autori populli jone ka nje shprehje .... Bathe , bathe po nje koqe .
Je I sakte ne gjithcka qe ke shkruar . Blushi vete apo dhe te tjere mund te kene deshire ta shikojne ate ne llozhen e letersise , Po s'kane per ta pare as ne plate ...
Ne kete llum qe eshte zhytur shoqeria shqiptare Blushi gjen shesh ben pshesh !!
Te gjithe muslimutet ne sulm per ta ndeshkuar Blushin…rrace muti
Si përfaqësues i komunitetit të stigmatizuar, e vetmja gjë që të ngeli pa bërë është të dalësh në mes të Tiranës e të djegësh këtë libër të Blushit siç ndodh rëndomtë diku në Afganistan, Pakistan dhe stanet e tjera të botës islame!
Pikerisht kete kerkon Blushi. Na ngrenc mune ti me gjithe Blushin
Lapardhaja, eshte ekspozuar gjate gjithe kohes, si pasardhesi i atyre shqiptareve, qe lane fe dhe atdhe, nga frika dhe interesa te mbrapeshta dhe u ben nje me dushmanin shperfytyrues osman,dhe me shume se ai luftonin ata qe mbeten shqiptare dhe me shume se ai, luftonin ne krah te tij, kunder popujve, qe ngriheshin per liri. Dhe sic kemi perjetuar mbas viteve 90, hordhija e llojit te bastardve te lapardhave, ballukve,etj etj,te genit malinj shqiptare, nen berihajn e bejlerve te rinj rama dhe sali, vazhdojne ta ripushtojne nga brenda kete toke europiane te Gjergj Kastriotit, duke ja dorezuar ne tepsi turkut dhe arabit. Ben Blushii i takon merita e madhe historike, qe nepermjet romanit te tij, i shkoi ne themel, ketij rishkaterimi te etnise shpirterore dhe trupore te ketij vendi, kur nga gjithe institucionet dhe media vazhdon te jete tabu, kundervenia karshi kesaj menxyre historike;denatyrimit te kesaj toke dhe te njeriut shqiptar.Te shpetojme meme dhe atdhene, sa nuk eshte vone.
Mallkim ti qenke ma i tredhur se Blushi. Shkrimtar i rendomte gjyshi Blushit, Dhimiter Shuteriqi, po i rendomte e Blushi me shkrimet e tije .
Blushi është një hajdut ordiner ...
Namiri si perfaqesues i grupit te Vellazerise Myslimane perpiqet qe pas spekullimeve letrare, te godase librin e Blushit. Pra ai kamuflon pergjigjen e tij si perfaqesues i komunitetit te stigmatizuar nen ca petka hipokrite kritiku letrar qe I rrine shume keq. Te njejten qasje ka dhe me PD ne ku nuk rresht se sulmuari sepse ky dhe grupi i tij kane punuar qe me Lulin qe te kapin e te fusin nen hyqmin e tyre PD ne
BLUSHI DUHET TE HETOHET NGA SPAK PER PERFITIME TE PALIGJESHME TE PAREVE TE INCENERATOREVE BASHKE ME GRUN E VET EVA DOSJA NE SPAK EKZISTO POR E KA NGRIRE PROKURORI PREMÇI PSE. BEHINI NDER BEN BLUSHIT DUKE E ÇU NE QELI QE TE SHKRUJ LIBRA HAHAHA. E KE HAK BEN BLUSHI SE JE I PANGOPUR DHE SHUME LAKMITAR. DON VEÇ ME GRABIT GJON E TJETRIT. SA OER SHKRIMTARLLIKU SPO THEM SE NUK JE.
Namir, Deri ne paragrafin e fundit, kishe bere nje analize shume te mire per dallimin mes letersise dhe publicistikes. Dhe mendoj se per vepren e Blushit, ajo qe thua qendron. Pastaj, me paragrafin e fundit, ja ule vleren pasi dikujt mund t’i duket sikur analiza jote nuk eshte nisur thjesht nga koncepte profesionale, por edhe nga bindjet fetare. Sipas meje, mund te mos e kishe perfshire.
Thjesht laperdhari, nje demke turceli i bastarduar, duke shkruar fjalime, per katundaret qe kishin kapur kryesine e pd- es, ne province, me pas nje lake i lullkes pa vlere dhe tani si nje demke antishqiptar i alym dyrulamve, qe e kane ripushtuar kete vend.
Minoritari coban i dinastise 'Blushi' Tere JETEN ne krye te AntiShtetit eshte nder 20 hajdutet e a tishqiptaret me te mdhenj!
Titulli eshte spekulativ, dhe mbi kete spekulim ndertohet dhe narrativa spekulative e autorit. Kush ka nje formim letrar e di se letersia nuk fsheh asgje, ajo ka rrafshe te pafundme leximi dhe analizimi dhe nepermjet ketyre analizave mberrihet ne thellesi te pamenduara dhe per vete shkrimtarin. Blushi e thote ate cfare ka per te thene dhe nuk fshihet! Ai eshte polemist, analist, shkrimtar, gazetar, politikan dhe intelektual me integritet dhe konseguent nder vite. Menyra se si zgjedh ta thote ate qe ka per te thene, i perket vetem atij. Letersia nuk eshte shkurre ku te fshihesh. Kush ka per t'u fshehur, e mban gojen mbyllur, as nuk flet as nuk shkruan. Mesa duket autorit te shkrimit i ka dhembur dicka tjeter dhe meqe i mungon kurajoja intelektuale per ta anatemuar Blushin ne terrenin konkret te vepres, kacavirret ne pasqyra dhe spekulon me pandehma fshehjesh.
blushi si edhe shume te tjere jane hired gun- ne rastin konkret ai eshte hired name. o bo keq per lek sidomos per ato qe kane nevoja specifike te cilat cfare sbejne per ca leke. dmth dikus e shkruan po ska bythe me dale mne publik dhe tak pagun blushin ^
Blushi është nje gjysëm shkrimtar dhe një gjysëm politikan Në të dyja gjysmat është nga më të mirët Prandaj i uroj suksese në punën e tijë respekte për zotin Blushi Për Benin e kamë fjalën
Feja është opium për popullin. Per të gjithë popujt. Sidomos në Shqipërinë me 2 besime dhe 4 bashkësi fetare, ajo, feja, përbën një rrezik të madh për unitetin e popullit. Ben Blushi duhet të punojë për uljen e mërive dhe dasive fetare, duke përkrahur laicitetin dhe ateizmin. Qënia i krishterë nuk të bën as më të zgjuar, as më të drejtë, as më të bukur dhe as më të ndershëm se qënia mysliman. Ateizmi i detyruar në kohën e E. Hoxhës ishte një zgjedhje e bukur dhe e nevojshme. Askush nuk duhet t'i hedhë sot benzinë zjarrit duke nxitur përkatësinë fetare. As Blushi, as edhe ky autori që merret me stilizimet letrare se nuk e sulmon dot hapur Blushin. Me rëndësi nuk është nëse je mysliman apo i krishter. Me rëndësi është të jesh njeri i mirë, i drejtë, i ndershëm.
Blushi Bibilushi vazhdon te masturbohet me shkrimet e tij duke shitur pordhe se eshte shkrimtar i madh! Ne fakt nuk eshte faji i tij, por i panairit qe sjell libra pa pike vlere! Imagjinoni sa libra te bukur ka sot ne bote dhe duhet ti vijne lexuesit shqiptar! Jam i bindur se nese do behej nje liste se cfare duhet lexuar, librave të Blushit radha per lexim nuk i vinte kurre! Por ai perfiton nga qenia ne politike per disa vite, sigurisht dhe poshtersia e tij si njeri! Madje ka zera qe eshte dhe pedofil!