PIKTURA E DITËS: "Në Pojan të Korçës"- Bukuria e qetësisë fshatare nga Zaim Elezi 

21 Nëntor 2025, 18:48Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Në Pojan të Korçës"-

Piktura më lart e realizuar nga Zaim Elezi shfaq fshatin Pojan të qetë dhe të zhytur në natyrë. Në sfond duket mali i butë dhe qielli pastel, që krijojnë një ndjesi paqeje dhe nostalgjie. Gjithçka në pikturë reflekton harmoninë mes natyrës dhe jetës së thjeshtë fshatare.

Zaim Elezi i lindur në Dibër në vitin 1958 ka mbaruar studimet e larta në akademinë e arteve, Tiranë. Elezi ka punuar si piktor filmi në TVSH, skenograf i teatrit profesionist Peshkopi, mësues në shkollën e mesme artistike Peshkopi; drejtor artistik në sh.p.k. "Pekomeri", studion e artit "Zaya", etj.

Ka marrë pjesë në ekspozitat kolektive të mbajtura në Peshkopi e Tiranë që nga viti 1984-1990; ekspozita kolektive në Prishtinë (1999), Annemasse-Francë (2004), ekspozitë me rastin e 600 vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Tiranë e Prishtinë (2005), etj.

Në vitin 2004 ka hapur një ekspozitë personale në OBT, Gjenevë, Zvicër. Shumë prej pikturave të tij janë pjesë e koleksionistëve me famë në Francë, Kanada, Angli, Zvicër, Amerikë. Gjithashtu, shumë dashamirës të pikturës në Shqipëri mbajnë në koleksionet e tyre piktura të firmosura "Zaya".

Nga data 13.06.2008 e për tre javë me rradhë "zaya" ishte pjesmarrës në një ekspozitë kolektive në Phorzheim të Gjermanisë.

Veprat e tij u çmuan për realizmin impresiv e ftues dhe për mjeshtrinë e realizimit. /mapo/

2 Komente

  1. S
    Spartani

    Mjerimin e fshatarit qe jeton ne ate shtepi e ka pasqyruar si askush tjeter. Bravo.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?

      Deshe të thoshe që jeton në atë kasolle … si ajo e Galigatit ..

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje