Khrais – Tërshana prezanton edicionin e parë shqiptar të performancës-debat
ndërkombëtare të Cem A. në kuadër të Tirana Art Weekend 2025.
TIRANË, SHQIPËRI — 30 Nëntor 2025
Khrais – Tërshana do të sjellë premierën e Crit Club në Tiranë — një performancë e
artistit Cem A. ku dy ekipe debatojnë një pyetje jorealiste për artin, e shoqëruar me një
sport.
Të dielën, më 30 nëntor 2025, ora 19:00, në Hollin e Godinës Kryesore të Universitetit të
Arteve Tiranë, ky edicion do të debatojë “A i bën mirë tregu artistëve?”.
Një pyetje me rëndësi globale, ajo bëhet veçanërisht urgjente në kontekstin e
institucioneve të Ballkanit Perëndimor, ku studentët e artit pas diplomimit duhet të
lundrojnë në ekosisteme pa infrastrukturë tregu dhe të përballen me dilema të vërteta në
lidhje me modelin ekonomik të praktikës së tyre artistike.
Crit Club e trajton mosmarrëveshjen si lojë kritike: një ekip argumenton pro, tjetri kundër,
dhe më pas ndërrrojnë rolet në mes të performancës. Gjatë intervalit zhvillohet një duel
sportiv duke e kornizuar kritikën si sport mendor të rregulluar përmes rregullave dhe
ritualeve. Ky format është prezantuar ndërkombëtarisht, përfshirë Berlin Art Week,
Rokolectiv Bukuresht, Alserkal Avenue Dubai dhe Art Basel Hong Kong.
Crit Club Tirana do të ketë në panel:
• Flaka Haliti — artiste & pedagoge (Prishtinë / Berlin)
• Dr. Stephanie Dieckvoss — pedagoge & hulumtuese e tregjeve të artit (Londër)
• Ilija Prokopiev — kurator & botues (Ljubljanë / Shkup)
• Elian Stefa — drejtor i Rrjetit të Arteve Pamore të Shqipërisë (Tiranë)
Diskutimi do të zhvillohet në anglisht dhe do të moderohet nga Övül Ö. Durmuşoğlu —
kuratore, shkrimtare & pedagoge (Berlin).
Në kuadër të Crit Club Tirana do jetë eventi i parë publik i Federatës Shqiptare të
Skermës të cilët kanë ftuar skermista profesionist për një duel.
Koncept dhe Dizajn: Cem A.
Kurim dhe Prodhim: Lisja Tërshana
Dueli sportiv i mundësuar nga Albanian Fencing Federation
Crit Club Tirana është një aktivitet falas, por numri i vendeve është i kufizuar dhe
nevojitet rezervim paraprak.
Link-u për rezervime: https://khraistershana.artsvp.com/bbe1e0/link/crit-club-tirana
A.K./TemA
Lini një Përgjigje