Biblioteka “Pjetër Budi” ka përfunduar transformimin e saj të plotë, duke u kthyer në një qendër kulturore modern që do t’i shërbejë të gjithë të apasionuarve pas librit që edhe këtë kohë janë të shumtë dhe të dendur.
Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se biblioteka “Pjetër Budi” në Burrel, tashmë ka një ambient bashkëkohor e tërheqës për fëmijët dhe të rinjtë.
Hapësira e re synon të afrojë fëmijët, të rinjtë dhe lexuesit e pasionuar me librin, teknologjinë dhe veprimtaritë krijuese në mënyrë që t’i zhvillojë aftësistë e njëtrajtshme për gjykim dhe mendim kritik.
Falë investimit të realizuar, biblioteka është rikonstrukturuar nga themeli, me një pamje bashkëkohore, kënde të dedikuara për fëmijët, mjedise studimi, teknologji të reja dhe një fond librash të përditësuar.
Ajo pritet të kthehet në një nga pikat kryesore kulturore të qytetit, duke nxitur leximin, edukimin dhe kreativitetin për të gjithë kryeqytetasit por jo vetëm. A.K./TemA
Shume mire biblioteka, po muzeu historik edhe sa do te vazhdoje te mbetet si stalle per bageti?