Së shpejti, në kryeqytet, do të zhvillohen aktivitetet e Javës Kulturore Kombëtare, e kthyer në një traditë të viteve të fundit për të gjithë kombin shqiptar të bërë bashkë.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” është gati të sjellë në Qendrën “Sotir Kolea”, ekspozitën dokumentare “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe medie”. Kjo ekspozitë do të tërheqë një numër të madh vizituesish me kuriozitet
Në kuadër të Javës së Kulturës Kombëtare, e cila organizohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, do të prezantohen një sërë aktivitetesh nga 21 nëntori deri më 5 dhjetor.
Kjo jave e rëndësishme kulturore do të nisë me një ceremoni solemne, ku do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit të deritanishëm dhe krijimit të projekteve të reja të përbashkëta në fushën e kulturës, dijes dhe trashëgimisë. Ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet pasditen e së premtes, më 21 nëntor.
Pas ceremonisë, do të çelet ekspozita dokumentare e organizuar në nder të 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, një ditë e bardhë për të gjithë kombin shqiptar.
Ekspozita vjen si rezultat i një bashkëpunimi ndërinstitucional mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës. Ekspozita paraqet një përzgjedhje të pasur materialesh historike: gazeta dhe medie të kohës, libra dhe kujtime personale të autorëve, dëshmitarëve dhe gazetarëve; fotografi dhe artefakte autentike nga fronti, jeta në mërgim dhe kthimi i refugjatëve; si dhe një dokumentar të veçantë, me pamje arkivore dhe rrëfim kronologjik të rrugës drejt lirisë.
A.K./TemA
Cfare liri leshi mor te gjore, si ne histori ashtu dhe alfabetin shqip:Luftuam italianet, qe na bene ndertime gjithandej, te cilat nuk konkurohen dhe sot dhe kesaj dite, vec kesaj ne kete bote talibane, na sollen kulturen e vertete europiane. Mbas tyre erdhi menxyra komuniste e vllavrasjes dhe e barkut bosh. Dhe fjala shqip CLIRIM e percakton qarte kete sundim komunist, pamvaresisht se ne i japim kuptim te kundert. Clirim don te thote roberim, ne te kundert me fjalen LIRIM.