Rama shpërndan lajmin: 19 filma shqiptarë të restauruar në 4K (VIDEO)

20 Nëntor 2025, 10:35Kulturë TEMA
Rama shpërndan lajmin: 19 filma shqiptarë të restauruar në

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) ka restauruar deri tani 19 filma të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, prej trashëgimisë filmike të pasur shqiptare.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale një video me pjesë të filmave të restauruar, teksa shkruan se “19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra të rikthyera mjeshtërisht në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, që së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH”.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit nisi punë me restaurimin veprave filmike në vitin 2012 në bashkëpunim edhe me studiot e huaja. Filmat që janë restauruar deri tani janë prodhime kinematografike para viteve ’90 në vendin tonë dhe të Kinostudios.

Filmat “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Lulëkuqe mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Liri a vdekje”, “Nëntori i dytë”, “Kapedani” etj. janë disa nga produksionet e restauruara në 4K, për të gjithë fansat e filmave të vjetër.

Këto produksione kanë kaluar në një proces të mirëfilltë digjitalizimi si në video ashtu edhe në audio për të qenë një pasuri e veçantë në fondin e kinematografisë shqiptare. A.K./TemA

 

1 Komente

  1. a
    astrit

    Si duhet ti trajtojmw filmat e dokumetarët e Kinostudjos Shqipëria e Re si një institucion i fuqishëm propagandistik enverist me ndikim të madh te shtresat e rëndomta të shoqërisë shqiptare.? Si u sollën Aleatët kundër gjermanisë naziste në fushën e kinematografisë? Po ju tregoj një përmbledhje të shkurtër nga faqet e pafund që ka për propogandën Naziste në google. Filmat e periudhës së nazizmit pas luftës u hoqën nga qarkullimi prej aleatëve, sepse ato përmbanin propagandë nacional-socialiste të njohur si Naziste. Shumë filma janë hequr ndërkohë nga lista e gjatë e filmave të periudhës naziste, dhe vetëm rreth 40 syresh kanë mbetur. Filmat shikohen nga një publik i caktuar studjuesish Në datën 25 Janar 2006 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar një rezolutë, me anë të së cilës dënonte krimet e komunizmit duke i cilësuar ato si ekuivalente me krimet e Nazizmit. Gjithashtu Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një rezolutë për dënimin e krimeve të komunizmit në 30 Tetor 2006. Përse për krimet e nazizmin e komunizmit shoqëria Evropiane distancohet prerazi e pa mëdyshje?. E ke ne ka hezitim e kundërshti të plotë për ti dënuar? Adolf Hitleri ashtu edhe ministri i tij i propagandës, Joseph Goebbels, përdorën shumë filma nazistë për të promovuar ideologjinë e partisë dhe për të treguar ndikimin e tyre në formën e artit në lulëzim, e cila ishte një objekt magjepsjeje personale për Hitlerin e Nazismin. Ku ndryshojnë filmat e Kinostudjos nga fryma naziste? Helene Bertha Amalie "Leni" Riefenstahl (e lindur më 22 gusht 1902 në Berlin; vdiq më 8 shtator 2003 ishte një regjisore, producente, aktore, skenariste, redaktore, fotografe dhe balerinë gjermane. Ajo konsiderohet si një nga figurat më kontroverse në historinë e filmit tejet mase e talentuar. Fituese e shumë çmimeve në fushën e kinematografisë. Ajo u arrestua nga Aleatët e Luftës së Dytë Botërore si pjesë e proçesit të denazifikimit dhe iu ndalua prodhimi i filmave dhe çdo aktivitet krijues në fusha të tjera të artit. Mbasi i mbaroi dënimi shkoi në Afrikë e ka bërë një sërë fotosh të jashtzakonshme në Sudan botuar në vitin 1973, kjo grua e talentuar, me zellin e talentin e jashtzakonshëm që kishte ajo promovoi e propagandoi Hitlerin e nazizmin me përkushtim e devotshmëri. Nazizmi e futi Botën në Luftën e Dytë Botërore ku miljona njerëz u vranë e shkatërrimet ishin të pallogaritshme.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje