Gonxhja: Kultura do përfitojë pjesën më të madhe të fondeve nga buxheti

21 Nëntor 2025, 14:35Kulturë TEMA
Gonxhja: Kultura do përfitojë pjesën më të madhe

Projektbuxheti për vitin 2026 për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka kulturën si kryefjalën e tij, sektor i cili do të përfitojë pjesën më të madhe të fondeve, projektet e kulturës do të marrin mbështetje kësisoj më të madhe se të viteve të tjera.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja është shprehur gjatë fjalës së mbajtur dje në Kuvend se kanë nisur shumë punë të mira, për programet, nismat e projektet sektoriale të MTKS-së.

Ministri ka theksuar se, projektbuxheti 2026 për MTKS-në, paraqet një vizion të qartë për forcimin e turizmit të qëndrueshëm, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe rritjen e kapaciteteve krijuese e sportive në vend.

Në këtë projektbuxhet, prioritetet strategjike pasqyrojnë angazhimin për zhvillim afatgjatë dhe rritje të ndikimit kulturor, ekonomik dhe social, me fokus rininë dhe të ardhmen.

Projektbuxheti 2026 për MTKS është 7.4 mld lekë buxhet total që është 20% më i lartë se ai i vitit 2025, gjë që tregon një rritje të konsiderueshme në dorëzanitë për kulturën.

Ministri Gonxhja ka bërë me dije se “përkatësisht, kulturës i shkon pjesa më e madhe fondeve të ministrisë me 4.95 mld lekë, ose 67% e totalit të ministrisë, që është 19.4% më shumë se fondi i kulturës për 2025-ën. Për turizmin janë parashikuar 919 milionë lekë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të sektori”.

Ai ka pohuar se sporti pritet të përfitojë 834.6 milionë lekë, ose 32% më shumë se fondi i një viti më pare, një lajm i mirë ky për fansat e sportit.

Financimi i politikave rinore pritet të marrë 285.8 milionë lekë, ka deklaruar Gonxhja, vlerë që është 78% më e lartë se buxheti i mëparshëm.

Gjithashtu, ministri Gonxhja ka bërë me dije se 2.08 mld lekë do të shkojnë për paga dhe sigurime, 2.64 mld lekë për shpenzime operative dhe 2.66 mld lekë për investime kapitale, duke përmbyllur kështu një vit të sukseshëm buxhetor. A.K./TemA

 

2 Komente

  1. N
    Nastradini

    Gonxhe, SPAK po heton ca kontrata qe ke bere me nje ortakun e Leonidha Cobos se Bankers. Per pastrim parash Gonxhe, pastrim.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tarasi

      Ministri Nyja, ky qoftexhi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje