Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali uroi sot Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe përmes një videoje emocionuese, ku fëmijët shqiptarë në diasporë recitojnë vjersha në gjuhën shqipe
Spiropali theksoi në një postim se pamjet janë dëshmi se gjuha shqipe, e rrënjosur thellë në identitetin tonë kombëtar, trashëgohet ndër breza shqiptarësh, kudo që ata ndodhen e jetojnë.
Sot, 22 nëntor shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit në 1908.
Kongresi i Manastirit ishte një kongres kombëtar, i cili u mbajt në Manastir më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908. Kongresi i Manastirit vlerësohet si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX.
Pas mjaft diskutimesh u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin. Në fund komisioni dhe Kongresi vendosën që të lejohen si përdorimi i alfabetit të Stambollit, që kishte një përhapje të gjerë, ashtu dhe alfabeti i ri. A.K./TemA
Dita e Alfabetit te gjuhes tone ,eshte nje dite dhe kujtese shume e madhe per mbare kombin tone.Burrat me te mire me te zgjuar ,u bashkuan ne Manastir (qender e lashte e quteterimit shqiptar) ku hodhen themelet per nje pasuri te cmuar se : do kemi shkronjat tona me te cilat do shkruhet historia e lavdishme ,perpjekjet e kombit tone ,si nje komb liridashes qe e do lirine qyteterimin ,si te gjithe te tjeret.Eshte festa e vetme besoj,qe i bashkon te gjihe shqiptaret...Te perkulemi para kesaj vepre te madhe ,qe burrat mendje mprehte,na e lane thesarin ALFABETI...
Ik bej shurren edhe ti moj Ministre e Jashtme e Rame megallomanit. Nuk duam urimin tend por transpetimet e RTSH per emigracionin.