Gonxhja: Banesa "Fico" në Gjirokastër është restauruar plotësisht (VIDEO)

22 Nëntor 2025, 17:49Kulturë TEMA
Gonxhja: Banesa "Fico" në Gjirokastër është

 Në banesën Fico, një prej objekteve më piktoreske të Gjirokastrës, ka përfunduar fazën e ndërhyrjeve emergjente të restaurimit, duke respektuar plotësisht vlerat historike të objektit dhe duke ruajtur origjinalitetin e tij, pa cenuar integritetin arkitektonik.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shpërndau në rrjetet sociale, pamje nga banesa karakteristike e restauruar sipas të gjithë standarteve europiane.

Banesa Fico është Monument Kulture, Kategoria I dhe një nga objektet më të bukura në zonën muzeale të Gjirokastrës. Ndryshe nga objektet e tjera që kanë stil oriental, banesa Fico ka një stil të vetin, e rallë për banesat karakteristike të jugut të vendit.

Në qarkun e Gjirokastrës po realizohen një sërë projektesh restaurimi me rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore, mes te cilave ura dhe kisha.

Specialistët janë shprehur se duke mbrojtur trashëgiminë kulturore, rritet edhe tërheqja turistike si dhe kontribuohet në zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone të njohur të Gjirokastrës. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje