LIBRI I DITËS: "Indiferentët"- Një pasqyrë therëse e shoqërisë borgjeze në krizë...

22 Nëntor 2025, 15:57Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Indiferentët"- Një pasqyrë

Romani "Indiferentët është një pasqyrë therëse e shoqërisë borgjeze në krizë.

Në këtë vepër të parë, Alberto Moravia na prezanton me një botë ku emocionet janë të plogëta dhe morali e ka humbur kuptimin. Përmes historisë së familjes Ardengo.

Mariagracias, Karlës, Mikeles dhe Leos, Moravia eksploron boshllëkun shpirtëror, hipokrizinë dhe indiferencën e klasës së mesme italiane të viteve '30. Një vepër e fuqishme dhe e drejtpërdrejtë që, edhe sot. vazhdon të sfidojë lexuesin me pyetje për ndërgjegjen, zgjedhjet dhe qëllimin e jetës.

"Indiferentët është një portret i mprehtë dhe i pakompromis i boshllëkut shpirtëror të klasës borgjeze. Moravia shpërfaq me mjeshtëri tensionet dhe kontradiktat që fshihen pas një familjeje në dukje 'normale". Një libër që s'mund ta harrosh."

"Një vepër që godet thellë në zemër të shoqërisë sonë, duke na detyruar të përballemi me indiferencën dhe me pasivitetin që na shkatërron."

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Përktheu në shqip: Diana Kastrati

Shtëpia botuese: Mediaprint

Çmimi: 1.400 Lekë

Lini një Përgjigje