PIKTURA E DITËS: "Presidenti Ibrahim Rugova"- Realizuar me mjeshtëri nga piktori Edmond Dhrami

22 Nëntor 2025, 18:58Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Presidenti Ibrahim Rugova"- Realizuar me

Është një portret i realizuar me mjeshtëri nga Edmond Dhrami, dedikuar Presidentit Ibrahim Rugova. Sot Koosva dhe Shqipëria kanë nevojë më shumë se kurrë për politikanë, që të kenë mençurinë dhe vizionin e Rugovës.

Presidenti Rugova qe prijës i vlerave kombëtare e demokratike, udhëheqës i qëndresës qytetare, misionar i paqes e vëllazërimit, vizionar e arkitekt i Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, mik e bashkëbisedues i çmuar i Bashkësisë Ndërkombëtare në Evropë e në botë.

Më 21 janar 2006 pas një sëmundje të rëndë Rugova ndërroi jetë. I vlerësuar si lideri e Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ishte njeriu që bëri epokë, lideri i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke lënë me veprën e tij madhore gjithmonë të ndezur dritën e së ardhmes për Kosovën Shtet euroatlantik.

Artisti nga Fieri Edmond Dhrami, pikturon prej 46 vitesh. U largua nga Shqipëria në vitin 1994.

Kishte mbaruar liceun artistik, mbajtur dy ekspozita në Muzeun Kombëtar e ëndërronte të gjente veten edhe jashtë Shqipërisë.

Krijimtaria e Dhramit është vlerësuar me disa çmime për gjuhën artistike të rrallë. /MAPO/

1 Komente

  1. B
    Baliu

    Portreti me i mire i Rugoves i realizuar nga nje piktor shqiptar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje