Historia e seksualitetit 1

23 Nëntor 2025, 16:53Kulturë Adri Kalaja

Historia e seksualitetit 1

Pessoa vërtet e ka shkruar “Librin e shqetësimit” por asnjë libër nuk ka shkaktuar aq shumë shqetësim sa “Historia e seksualitetit” e Michel Foucault, historianit dhe filozofit francez të famshëm.

Foucault ishte homoseksual, poligam, komunist dhe teoricien. Ai u bë një ikonë për rikthimin e Nietzsches në modë, ai ringjalli traditën e humbur të gjenealogjisë dhe shpiku një traditë të re në filozofisë: arkeologjinë.

Tema e preferuar e Foucault është pushteti, në të gjithë format e tij represive dhe helmuese. Foucault e gjen pushtetin gjithkund, nga çmendina te ushtria e shkolla, nga partitë te salla e gjyqit e burgu.

Historia e seksualitetit titullohet pikërisht ashtu sepse autori do që të gjejë “gjenezën” e konceptit të seksualitetit. Historia e seksualitetit ka katër vëllime por në shqip ka ardhur vetëm i pari (Nga Orgest Azizi për UET Press). Tek vëllimi i parë Foucault tregon sesi përkundër nga sa pretendohet zakonisht seksualiteti në perëndim nuk është fshehur por është kthyer në objekt studimi.

Njëfarëlloj “scientia sexualis” e quan ai këtë lloj dijeje për seksualitetin. Ndryshe nga çmenduria që i është mbyllur goja dhe rrasur në azil për seksualitetin nga pushtetet e kishës dhe aristrokracitë nuk ishte e ndaluar të flitej as të pyetej. Seksualiteti ishte temë e ditës.

Të gjitha këto e kishin shndërruar seksualitetin si një dënim për trupin, dihej shumë për të por praktikohej pak.

Ndryshe ndodhte në lindje, në lindje seksualiteti nuk ishte një shkencë por një art (ars erotica) dhe praktikohej si traditë, edhe vallëzimi.

Foucault nuk propozon zgjidhje për këtë problem por, nëse lexoni librin, do të kuptoni se personalisht ai preferon versionin e dytë. Atë lindor.

Lini një Përgjigje