Nëntori i krenarisë sonë kombëtare ka ardhur i mbushur me art, emocion dhe një program prej më shumë se 20 shfaqjesh të planifikuara për tu zhvilluar nga Teatri Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Ky muaj i veçantë solli në skenën shqiptare një pasuri të jashtëzakonshme artistike, duke nderuar traditën, historinë dhe identitetin tonë kulturor.
• “La Sylphide” hapi Nëntorin me një nga baletet më poetike të repertorit klasik.
• George Enescu – Premierë në Tiranë, një mbrëmje e rafinuar në nder të gjeniut rumun.
• “Shqipëri o Nëna Ime”, premiera e Ansamblit Popullor, u shndërrua në një manifestim të flamurit dhe shpirtit shqiptar.
• Koncerti nën dirigjimin e James Ross solli një bashkim të tingujve dhe poezisë.
• Koncerti i kompozitorëve të rinj Refleksione i hapi skenën krijuesve të gjeneratës së re.
• Ermonela Jaho & Orkestra Simfonike e TKOBAP-së shkëlqyen në Gjakovë në kuadër të Festivalit “Ditët e Nëntorit”.
• Kori i TKOBAP-së, në bashkëpunim me Ambasadën e Kroacisë dhe JKN, realizoi një koncert të veçantë koral.
• “Dialog Tingujsh”, recital nga Ejona Nako dhe Kristina Petrollari Laco, solli një dialog të ndjeshëm mes violinës dhe pianos.
Momente kulmore të muajit
Beethoven & Mozart – Madhështia e klasikëve në TKOBAP
Orkestra Simfonike solli një mbrëmje kushtuar dy figurave gjigante të muzikës botërore, nën drejtimin e maestros Peter Michael Garst, ku publiku përjetoi kontrastin e dritës mozartiane dhe dramatikës së Beethovenit.
“Kënga e Mjellmës” Premierë absolute e Schubert
Më 25 nëntor, TKOBAP sjell premierë absolute ciklin e fundit të Schubert, një udhëtim poetik mes jetës dhe përjetësisë.
Boni Pueri – 26 dhe 27 nëntor
Kori çek “Check Boys – Boni Pueri” vjen për herë të parë në Tiranë me 35 zëra të jashtëzakonshëm, me një program që do të përsëritet edhe në Vlorë.
27 Nëntori – Muzika e Filmit Shqiptar
Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së dhe Orkestra e RTSH-së bashkohen për një koncert të dedikuar tingujve që kanë shoqëruar breza shqiptarësh.
Ansambli Popullor – Përfaqësimi historik në 3 shtete brenda një dite
Në këtë Nëntor të jashtëzakonshëm, Ansambli Popullor u përfaqësua sot në 3 shtete njëkohësisht, duke ngritur lart kulturën tonë në skenën ndërkombëtare:
1. Beograd, Serbi – Pjesëmarrje në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit.
2. Bukuresht, Rumani – Performancë në festën kombëtare të organizuar nga Ambasada Shqiptare.
3. Pekin, Kinë – Pjesëmarrje në festën kombëtare të Ambasadës Shqiptare në Kinë.
Ndërkohë, në Shqipëri:
4. “Shqipëri o Nëna Ime” vjen më 27 nëntor në Fier, në Teatër.
5. “Shqipëri o Nëna Ime” dhe më 28 nëntor në Teatrin “Petro Marko”, Vlorë.
Ky është një moment krenarie për institucionin dhe për të gjithë artistët e TKOBAP-së, të cilët po e çojnë kulturën shqiptare më larg se kurrë më parë.
DHJETORI NË TKOBAP
“Il Trovatore” – 11, 12, 13 dhjetor
Një nga kulmet artistike të sezonit, në bashkëpunim me Teatro Comunale Ponchielli, sjell dramën dhe fuqinë e Verdit në skenën shqiptare me një produksion të ri dhe të jashtëzakonshëm.
“Arrëthyesi” – 23, 24, 26, 27, 29,30 dhjetor
Magjia e fundvitit rikthehet me baletin më të dashur për të gjitha moshat.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje