Yllka Mujo feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot aktorja e njohur

15 Tetor 2024, 16:11Kulturë TEMA
Yllka Mujo feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot aktorja e njohur

Një nga aktoret më të njohura të kinematografisë shqiptare, Yllka Mujo feston ditëlindjen. Aktorja e dashur për shqiptarët mbush plot 71 vjeç.

Yllka Mujo debutoi për herë të parë në botën e artit në moshën 8-vjeçare, moment kur u pranua Tonin Harapi, si soliste dhe këngëtare në Pallatin e Pionerëve.

Shtysa e saj më e madhe për t’u bërë aktore ishte babai i saj, i cili e kishte si ëndërr që nuk arriti ta realizonte. Kjo bëri që ai të nxiste të bijën, të bëhet jo vetëm aktore por një nga më të suksesshmet në Shqipëri.

Rolet e saj në filmat shqiptarë janë të shumta si: Lule të kuqe, lule të zeza, Shpella e piratëve, Kush e solli Doruntinën, Rikonstruksioni, Taulanti kërkon një motër, Kur hidheshin themelet, Zonja nga qyteti, Beni ecën vetë, Rrugicat që kërkonin diell, Malet me blerim mbuluar, I teti në bronz.

Edhe dy fëmijët e saj kanë ndjekur rrugën e Yllkës dhe tashmë emrat e tyre janë mjaft të njohur në skenën shqiptare, Elia Zaharia dhe Amos Zaharia.

E në këtë ditë të veçantë nuk mungojnë edhe urimet e shumta. Urimin më të bukur e ka marrë nga vajza e saj Elia Zaharia e cila ndër të tjera shkruan: ” Faleminderit që na ndriçon me dashurinë, mirësinë dhe mençurinë tënde!!! “ A.K./TemA

3 Komente

  1. M
    Mihallaq

    Urime, urime, urime! Jete te gjatë dhe gëzofsh dashurinë e fëmijve te tu të mrekullueshëm!

    Përgjigjjuni
    1. L
      LORA

      Urime Yllka Mujos per ditlindjen e saj. Per mua ,eshte nga me te talentuarat dhe me produktivet ne artin skenik dhe kinematografik.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liceu Artistik

        Urime me zemer!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje