Nga diamantet e rralla me karatë të shumtë, deri te dizajnet me ngjyra të pazakonshme, unazat e fejesës së personazheve më të njohur të botës kanë shndërruar momentin e propozimit në një spektakël publik. Ato janë kthyer në simbole të luksit dhe shpeshherë kanë përcaktuar edhe prirjet në industrinë e bizhuterive.
Edhe pse shkëlqimi i gurëve çmuar mund të zgjasë përjetësisht, jo gjithmonë dashuria e këtyre çifteve ka rezultuar ashtu. Këto janë disa nga unazat që kanë lënë gjurmë:
Taylor Swift
Një dizajn me frymë vintage nga Artifex Fine Jewelry, me një diamant brilant të rrallë mbi bazë ari, i ideuar së bashku me partnerin Travis, një përzierje e luksit dhe emocionit personal.
Lauren Sanchez
Partnerja e Jeff Bezos fillimisht mori një diamant rozë 20 karatësh, e më pas një tjetër 45 karatësh oval me vlerë mbi 6 milionë dollarë, përpara dasmës luksoze në Venecia.
Mariah Carey
Miliarderi James Packer i propozoi me një diamant 35 karatësh prej 10 milionë dollarësh. Edhe pse fejesa nuk zgjati, Carey e mbajti unazën për më shumë se një vit.
Beyoncé
Një diamant i pastër 18 karatësh i dizajnuar nga Lorraine Schwartz, i cilësuar si elegant, i fuqishëm dhe dhe arkitektonik për formën unike që mbart.
Elizabeth Taylor
Nga të gjitha unazat e saj të shumta, më e famshmja mbetet diamanti Krupp prej 33.19 karatësh, që u shit në ankand për 8.8 milionë dollarë.
Jennifer Lopez
Nga diamanti 20 karatësh i Alex Rodriguez, te diamanti jeshil natyral 8.5 karatësh i Ben Affleck, unazat e JLo janë kthyer në koleksion ikonik.
Serena Williams
Alexis Ohanian i dhuroi një unazë 17 karatësh të rrethuar me rreshta diamantesh më të vegjël – perfekte për kampionen e tenisit.
Blake Lively
Një diamant rozë i çelët 12 karatësh në ar rozë, dizajn i Lorraine Schwartz, që krijoi trendin e gurëve pastel.
Georgina Rodriguez
Cristiano Ronaldo i dhuroi një diamant oval 30–40 karatësh, me vlerë deri në 5 milionë dollarë, një unazë që mori vëmendjen e rrjeteve sociale.
Grace Kelly
Princesha e Monakos mori nga Princi Rainier një unazë Cartier 10.48 karatësh, e cila sot vlerësohet rreth 38.8 milionë dollarë.
Lini një Përgjigje