Ushtria izraelite shkatërroi të hënën Kullën Al-Ghafri, një ndërtesë 20-katëshe në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës, që ishte ndër ndërtesat më të larta në enklavë.
Para sulmit, banorët u paralajmëruan dhe iu kërkua të largoheshin brenda pak minutash.
Kulla, që strehonte qindra familje palestineze, përfshirë edhe zyra të mediave dhe bizneseve të ndryshme, u rrënua plotësisht nga goditjet.
Sulmi shkaktoi dëme edhe në banesa pranë ndërtesës, ndërsa re tymi i zi mbuloi zonën, duke shkaktuar panik dhe largim të shpejtë të banorëve.
Zona përreth kullës, e njohur si një nga më të populluarat në Gazë, strehon dhjetëra mijëra persona të zhvendosur nga rajonet veriore dhe lindore.
Ushtria izraelite kishte paralajmëruar më parë evakuimin e ndërtesës dhe kampingjeve në zonë, duke njoftuar se do të goditej “shumë shpejt”.
Sipas forcave izraelite, Kulla Al-Ghafri përdorej nga grupi militant Hamas për infrastrukturë ushtarake, një pretendim që organizata ka mohuar vazhdimisht.
???? The Israeli army brought down the Al-Ghafri Tower, a 20-story high-rise in western Gaza City and the tallest building in the enclave, after ordering residents to leave within minutes
— Anadolu English (@anadoluagency) September 15, 2025
➡️ The tower was home to hundreds of Palestinian families, as well as offices for media… pic.twitter.com/mXChekB9RL
fatekeqesi e madhe....KUlla u Shkaterrua se "Strehonte" Hamasin????????????? 1-Netanjahu:Kriminel,qe vrete Njerez te Paajshem..Gra...dhe femije... 2-KUsh e shikon Videon:Kulla eshte Minuar ne te gjitha cepat...dhe esnhte Shkaterruar me Tele-KOmande.... 3-Ja na trego Netanjahu...ku jane Hamasistet e Vrare????????????????? Terrorit i pergjigjesh me Terror..por kete qe po bejne Izrealitet ne Gaza nuk eshte thjeshte Terror:Eshte Pushtim,Shkaterrim..dhe GJenocid...i jape te DREJTE..nje GJermani me 2002-shin ne GJermani kur me tha:Shikoni se c´fare bejne Izrealitet me Palestinezet????????????
E ngjashme me 11 shtatorin
Shume mire. Tani palaçonezet te bertasin perseri allahu ukber. ;)