Për herë të parë në histori, gratë po pijnë më shumë alkol se burrat

15 Shtator 2025, 15:33Lifestyle TEMA
Për herë të parë në histori, gratë po pijnë

Sipas të dhënave të fundit nga National Survey on Drug Use and Health, gratë e reja të moshës 18–25 vjeç në SHBA raportojnë për herë të parë nivele më të larta të konsumit të tepruar të alkoolit krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre meshkuj.

Rreth 32% e grave të reja kanë deklaruar se kanë konsumuar alkool në mënyrë të tepruar gjatë muajit të fundit, krahasuar me 30% të burrave të rinj, sipas studimit të publikuar në revistën shkencore JAMA dhe të raportuar nga ABC News.

Shkencëtarët identifikojnë disa faktorë që ndikojnë në këtë prirje: rritja e stresit dhe ankthit, sidomos pas pandemisë COVID-19, ndryshimi i normave shoqërore që e bëjnë konsumimin e alkoolit më të pranueshëm për gratë, si dhe marketingu i synuar i pijeve alkoolike.

Studimet tregojnë gjithashtu se gratë janë më të prira se burrat të pijnë “për t’u përballur” me problemet e jetës, një zakon që lidhet me një rrezik më të lartë për çrregullime të përdorimit të alkoolit dhe sëmundje të tjera të lidhura me alkoolin./ E.K
Burimi: ABC News 

2 Komente

  1. M
    Me ne fund

    Duhet te shkruhet alkohol, e jo alkol apo alkool.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Grate kane leke prandaj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje