Një 22-vjeçare është deklaruar fajtore për vrasjen e shoqes së saj më të mirë, pasi një burrë në internet i premtoi se do t'i paguante 9 milionë dollarë për fotot e vrasjes.
Denali Brehmer pranoi në një sallë gjyqi në Anchorage, Alaska të mërkurën për vrasjen e shkallës së parë të Cynthia 'CeeCee' Hoffman, 19, në 2019.
Hoffman u gjet e vdekur me një plagë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës së saj dhe e lidhur me shirit ngjitës pasi ajo u zhduk në shtegun e ecjes Thunderbird Falls.
Sipas një deklarate nga Departamenti i Drejtësisë në Alaskë, Denali, 18 vjeç në atë kohë, vrau Cynthia Hoffman, 19 vjeç, në vitin 2019 pas një ryshfeti nga dikush në internet.
Personi në fjalë nuk kishte asgjë personale me miken e ngushtë të Brehmer. Ai kishte kërkuar thjesht që i gjithë krimi të filmohej.
Dënimi i Brehmer është caktuar për datën 22 gusht dhe mund të përballet me një dënim nga 30 deri në 99 vjet burg.
Në qershor 2019, Hoffman, Brehmer dhe mikja e tyre e përbashkët, Kayden McIntosh, 19 vjeç, po shëtisnin në ujëvarat Thunderbird në Chugiak, Alaska, kur Hoffman u zhduk.
Trupi i Hoffman u gjet dy ditë më vonë, i lidhur me shirit ngjitës, me një plagë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës.
Në vitin 2019, “burri” në internet u identifikua si Darin Schilmiller, atëherë 21 vjeç, nga Indiana. Sipas të dhënave të gjykatës, ai u akuzua për komplotimin e vrasjes së Hoffman.
E tmerrshme të shikosh sa trushplarë janë të rinjtë e sotshëm. Çfarë po krijojmë për nesër është e pafalshme për prindët e sotshëm.