Aktorja e njohur kundër grave që udhëtuan në hapësirë: Fundi i botës, po shkatërroni planetin

15 Prill 2025, 13:01Lifestyle TEMA
Aktorja e njohur kundër grave që udhëtuan në

Modelja dhe aktorja Emily Ratajkowski ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj misionit të fundit të kompanisë Blue Origin, që për herë të parë përfshiu një ekuipazh tërësisht femëror. Në një video të publikuar në TikTok, ajo e quajti fluturimin 11-minutësh “të neveritshëm” dhe “fundin e botës”.

Ratajkowski kritikoi kontradiktën mes mesazheve për kujdes ndaj Tokës dhe përdorimit të një rakete që sipas saj kontribuon në shkatërrimin e mjedisit. Ajo pyeti për qëllimin e këtij udhëtimi: “Sa burime u përdorën për të dërguar këto gra në hapësirë? Për çfarë? Cili ishte mesazhi?”.

Ekuipazhi përfshinte emra si këngëtarja Katy Perry, gazetarja Gayle King, aktivistja Amanda Nguyen, shkencëtarja Aisha Bowe, regjisorja Kerianne Flynn dhe Lauren Sanchez, e fejuara e themeluesit të Amazon dhe Blue Origin, Jeff Bezos.

Reagimet nuk munguan edhe nga yje të tjerë si Olivia Wilde dhe Olivia Munn. Kjo e fundit, në një intervistë, e krahasoi fluturimin me një udhëtim në Disneyland dhe e kritikoi luksin e përgatitjes së grave për misionin, përfshirë grimin dhe zgjatimet e qerpikëve.

Nga ana tjetër, Gayle King dhe Lauren Sanchez mbrojtën misionin duke thënë se qëllimi ishte frymëzimi i brezave të rinj dhe promovimi i përfshirjes së grave në fushat shkencore. “Ky udhëtim përfaqëson shumë për vajzat dhe gratë e reja”, tha King.

Pavarësisht kritikave, udhëtimi përshkruhet nga Blue Origin si një moment historik për barazinë gjinore në hapësirë, i pari i këtij lloji që nga fluturimi i Valentina Tereshkovës në vitin 1963.

2 Komente

  1. a
    aleksander

    nuk plasi ne ajer te shkonin ne gop te semes, gjith ai karburant i djegur kot, vetem per disa putana qe te provonin sa u rendonte pidhi ne hapesire , pa forcen e rendeses ,gravitetit.

    Përgjigjjuni
    1. z
      zogu i hapesirs

      Logjika njerzore duhet te beje krahasimin midis faktit se cfare perfiton shoqeria njerzore nga ky fluturim dhe cfare humbet. Praktikisht ishte nje kuriozitet per 6 femra dhe nje shkarkim co2 shume i madh per mijra njerz. Studimet ne kete fushe ti kontrobuojne fluturimeve ne hapesiren e larget dhe jo te shnderrohen ne lodra te rendomta femijesh me deme per token dhe njerzimin. Por keshtu ndoth kur paraja po grumbullohet ne duart e nje grushti njerzish abuzive e te pashpirt. Kesaj i prin politika e blere prej ketyre njerzve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje