“Amanet për të vazhduar”, Edlira Çepani u rikthehet aktiviteteve profesionale

14 Nëntor 2024, 09:51Lifestyle TEMA

“Amanet për të vazhduar”, Edlira Çepani u rikthehet

Pas një periudhe të vështirë për shkak të humbjes së bashkëshortit, Edlira Çepani është rikthyer me vendosmëri në aktivitetet e saj si trajnere dhe mentore.

Gjatë një vizite në Kishinau, Moldavi, ajo zhvilloi trajnime me të rinj nga tri shtete të Europës Lindore, duke ndarë me ta përvojën e saj dhe duke i motivuar për të vazhduar përpjekjet drejt një të ardhmeje më të mirë.

Çepani shprehu admirimin për këmbënguljen dhe forcën e këtyre të rinjve, të cilët, pavarësisht sfidave të përditshme dhe pasojave të konflikteve, përfshirë luftën në Ukrainë, nuk dorëzohen përballë vështirësive.

Postimi;
Në përpjekjen e mundimshme për të rifilluar angazhimet në përmbushjen e një misioni si amanet, rrugëtova drejt Chisinau. Aty pata fatin të njihja e të frymëzohesha nga të rinj nga 3 shtete të Europës Lindore, të cilët më treguan kaq bukur, se në mes të fatkeqësive e luftërave si ajo në Ukrainë (dhe sirenave të bombardimeve që u bien atyre dhe familjeve të tyre kohë e pa kohë), në mes të vështirësive që ata përjetojnë çdo ditë, sërish gjejnë forcën për të ecur përpara dhe për të luftuar për një botë më të mirë!
Faleminderit RSI Institute dhe KIC Sweeden për këtë mundësi që të isha trajnerja dhe mentorja e tyre, si dhe për mbështetjen që u jepni të rinjve!

 

2 Komente

  1. F
    Filozofi qe rri ne mal

    Na keni ca garin. Thua se ca ishte ai qe vdiq e kjo zhaba qe la pas. Politikan ishte, ne sherbim te Sali serbit.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Ne fakt ne te gjitheve na ka vdekur dikush i dashur. Ama sja cajme k... njeriu me postime pa fund. Dhimbjen e vertete e ka kushdo ne zemer e nuk e shpreh kshu rrugeve e neper FB etj...

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje