Pas takimit të parë në Londër, raportet mes Ana de Armas dhe Tom Cruise janë bërë më të shpeshta, madje të dy kaluan së bashku edhe ditëlindjen e aktores. Megjithatë, de Armas insiston se gjithçka është në kuadër profesional.
Aktorja spanjollo-kubaneze, e cila ndodhet në një tur promovues për filmin e saj të ri “Ballerina”, pjesë e universit të “John Wick”, u shfaq në emisionin “Good Morning America”, ku nuk munguan pyetjet mbi marrëdhënien e saj me yllin e “Mission Impossible”.
De Armas u përgjigj se takimet e tyre kanë të bëjnë vetëm me projektet e përbashkëta.
"Padyshim që po punojmë në shumë gjëra. Jo vetëm një, por disa projekte me Doug Liman, Christopher McQuarrie dhe, sigurisht, Tom. Dhe jam shumë e emocionuar"- tha ajo
Burime pranë dy aktorëve dhe agjentët e tyre kanë konfirmuar të njëjtën gjë, bëhet fjalë për bashkëpunime të ardhshme në kinematografi.
Doug Liman dhe Christopher McQuarrie janë dy emra të njohur në industrinë e filmit, respektivisht si regjisor dhe skenarist, me një histori bashkëpunimesh të suksesshme me Cruise.
Pas “Ballerina”, duket se Ana de Armas do të jetë pjesë e disa projekteve të mëdha me këtë treshe të fuqishme të Hollywood-it.
Lini një Përgjigje