Asnjë ditë burg për dhunimin e modeles, Antonela Berishën e “mbulojnë” me lule:Mirë se u ktheve bisha

25 Tetor 2024, 09:13Lifestyle TEMA

Asnjë ditë burg për dhunimin e modeles, Antonela Berishën e


Antonela Berisha, njëra nga motrat "e famshme" Berisha, ka rikthyer jetën dhe aktivitetin e saj normal pas një periudhe të gjatë arratie. Bashkë me motrën e saj Mariela, ajo ishte në kërkim për disa muaj për shkak të dhunimit brutal të Klea Prengës, një ngjarje që tronditi opinionin publik. Pas dorëzimit të tyre, Gjykata e Tiranës vendosi masa sigurie: “detyrim paraqitjeje” për Antonelën dhe “arrest shtëpie” për Marielën.

Pas këtyre “ditëve të vështira”, Antonela është kthyer në biznesin e saj dhe në një jetë më aktive. Rikthimi i saj është ndjerë edhe nga miqtë dhe bashkëpunëtorët, të cilët së fundmi e kanë surprizuar me buqeta lulesh, njëra prej të cilave mbante mbishkrimin: “Mirë se u ktheve, bisha”. Këtë moment e ndau vetë Antonela me ndjekësit e saj në Instagram.

Ngjarja e dhunshme ndodhi më 6 gusht 2024, kur Klea Prenga u sulmua nga motrat Berisha teksa darkonte në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit. Pas incidentit, ato u arratisën drejt Dubait ku qëndruan të fshehura për një kohë të gjatë. Sipas raportimeve, arsyeja e sulmit mendohet të jetë përpjekja e Klea Prengës për të prishur marrëdhënien e motrës së Antonelës me bashkëshortin e saj.

Sipas raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Klea Prenga ka pësuar dëmtime të përhershme në fytyrë nga goditja me gotë qelqi, duke humbur ndjeshmërinë në anën e djathtë të fytyrës dhe buzës. Mariela Berisha, në dëshminë e saj, shprehu pendesë dhe u zotua të mbulojë të gjitha shpenzimet mjekësore të Prengës, duke kërkuar mëshirë për shkak se është nënë e një fëmije dy vjeç. Ajo deklaroi se sulmi nuk ishte i planifikuar dhe se ndodhej në një periudhë të vështirë psikologjike gjatë këtij viti.

5 Komente

  1. S
    Surratshtremberi Stres

    Kush mund te pergjigjet se cfare behet me te kerkuarin nga policia Arkimed Lushaj( Stresi). Pasi fjalet e liga thone qe eshte pare disa here te Selvia.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      Hajde burdello hajde ,ku jetojmë o zot i madh me këto lloj bundrash

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maro

        Te deformojne e te godasin e ne shpi. O zot cfare drejtesie. Po te ndodhte ne perendim kto motran nuk do e paguanin dot per gjithe jeten koston financiare. Ktu ne perendim dhe gjoben po nuk e pagove e konverton ne dite burgu. Ndaj njerezit jane agresive atje.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ada

          Munges totale e ligjit mjere kush e ka fat te dhunosh nje femer sido qe te jene rrethanat eshte krim

          Përgjigjjuni
          1. B
            Black Jack

            Unbelievable, fuck this justice

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje